Sulmet e Rusisë në Ukrainë, Hoxha: Shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare humanitare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi sot lidhur me valën e fundit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi sot lidhur me valën e fundit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Hoxha theksoi se sulmet me dronë dhe raketa kanë goditur zona civile, duke shkaktuar viktima, përfshirë dhe fëmijë. Ministri shprehu solidaritin me viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre.

“Ne dënojmë në termat më të ashpra valën e fundit të sulmeve të Rusisë kundër Ukrainës, gjatë së cilës dronë dhe raketa goditën zona civile, duke shkaktuar humbjen tragjike të jetëve të pafajshme, përfshirë fëmijë.

“Shprehim solidaridetin tonë për viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre, të cilët vazhdojnë të përballen me pasojat shkatërruese njerëzore të kësaj lufte të pajustifikueshme”, shkruan Hoxha.

Ai i cilësoi sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike si të papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

“Këto sulme të përsëritura dhe të vazhdueshme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës kritike janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ato duhet të marrin fund menjëherë”, tha ai.

Në përfundim, Hoxha rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe bëri thirrje për rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë.

“Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj. Mbështetja e qëndrueshme ndërkombëtare për Ukrainën, rritja e presionit ndaj Rusisë për t’i dhënë fund këtyre sulmeve, si dhe garantimi i përgjegjësisë së plotë për të gjitha shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, mbeten thelbësore për mbrojtjen e civilëve dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Evropë”, tha Hoxha.

Burimi ATSH

Investimi në Zvërnec, Rama fton në bashkëbisedim publik protestuesit

Kryeministri Edi Rama ftoi sot në një bashkëbisedim publik një grup prej 20 personash, të cilët kanë protestuar lidhur me…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR reflekton përpjekjet transformuese në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Misionin e Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel…