Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.


Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.

Malaj tha se gjatë bashkëbisedimit të hapur me profesionistë shqiptarë të angazhuar në institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN, IFC etj. u fol për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të diasporës në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

“Sot, diaspora është shumë më tepër sesa një burim remitancash. Ajo është një partner strategjik, me dije, përvojë, rrjete dhe potencial real për të kontribuar në ekonominë dhe të ardhmen e vendit”, tha Malaj.

Ministri Malaj pohoi se gjatë këtij takimi ndau me të pranishmit hapat e ndërmarrë për integrimin e Shqipërisë në BE, për të krijuar një klimë më të favorshme për investime, përmes lehtësive fiskale, mbështetjes ligjore dhe politikave që nxisin sipërmarrjen.

“Mirënjohje për çdo shqiptar që përfaqëson me dinjitet vendin tonë kudo në botë”, tha Malaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kina dhe Pakistani shkëmbejnë mendime mbi çështjen e Iranit

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të enjten me zv/Kryeministrin pakistanez dhe Ministrin e Jashtëm, Mohammad Ishaq Dar…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina dhe Pakistani shkëmbejnë mendime mbi çështjen e Iranit

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të enjten me zv/Kryeministrin pakistanez dhe Ministrin e Jashtëm, Mohammad Ishaq Dar…