Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi.

Hoxha vlerësoi rolin përfaqësues dhe kontributin e Kamberit, i cili, theksoi ministri, “edhe pse i vetëm, është një zë i fortë i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, si edhe angazhimin e tyre të përbashkët për adresimin e çështjeve që prekin komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, përfshirë edhe në forume ndërkombëtare”.

Hoxha nënvizoi vëmendjen e veçantë me të cilën qeveria shqiptare dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ndjekin situatën e shqiptarëve në Serbi, si dhe përkushtimin e palëkundur për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

“Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi, përfshirë identitetin kombëtar, gjuhën, kulturën, përfaqësimin e drejtë dhe zhvillimin ekonomik, mbetet një element thelbësor në ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë”, theksoi Hoxha.

Hoxha shtoi se MEPJ do të vijojë të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë përfaqësuesit zyrtarë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Do të vijojmë të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë përfaqësuesit zyrtarë të shqiptarëve në tri komunat atje, si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballen shqiptarët atje dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre për dinjitet, barazi dhe zhvillim”, theksoi Hoxha.

Burimi ATSH

Jaupaj: Strategjia e re e mbetjeve synon përafrimin me standardet e BE

Grupi Ndërinstitucional i Punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, si…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Strategjia e re e mbetjeve synon përafrimin me standardet e BE

Grupi Ndërinstitucional i Punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, si…