Arqipeshkvi Dodaj mesazh në vigjilje të Pashkës: Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Në vigjilje të Pashkës katolike, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit , Imzot Arjan Dodaj, ka përcjellë sot një mesazh frymëzues për besimtarët dhe të gjithë qytetarët.


Në vigjilje të Pashkës katolike, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit , Imzot Arjan Dodaj, ka përcjellë sot një mesazh frymëzues për besimtarët dhe të gjithë qytetarët.

“Nga më i madhi tek më i vogli, kjo është ndjesia, dija dhe përkatësia e parë që kemi nevojë t’i përcjellim çdo shqiptari. Pasi të qenit shqiptar nuk është çështje slogani, apo propagande, por trashëgimia që na është përcjellë ndër shekuj, dhe borxhi që u detyrohemi bijve tanë, brezave të rinj.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e shpresës dhe përgjegjësisë qytetare dhe politike.

“Miq të dashur, Pashkët na çlirojnë pikërisht nga kjo logjikë. Ashtu sikur Krishti nuk mbeti në varr por hapi një rrugë të re përtej vdekjes, edhe për ne nuk ka situata pa shpresë. Drita e Zotit na fton të besojmë se ndryshimi është i mundur dhe fillon para së gjithash nga zemra e njeriut sot, nga zemra ime, nga zemra jote”, tha Dodaj, duke cituar edhe Nënë Terezën: “Bëhu ti ndryshimi që pret dhe do të shohësh në Shqipëri!”.

Ai i bëri thirrje edhe politikës dhe qytetarëve.

“Dielli nuk lind vetëm për ta. Shqipëria ka nevojë për burra dhe gra të ndershëm, që e duan këtë tokë dhe popullin e saj jo me fjalë, por me veprime konkrete. Pasuritë e vendit janë për të gjithë, pasi Zoti na ka besuar një pasuri dhe përgjegjësi për të cilën do të japim llogari. Jemi të thirrur të jemi administratorë, jo pronarë të vendit dhe pasurive të tij”, tha ai.

Besimtarët do të marrin pjesë sonte në meshën e vigjiljes së Pashkës, që mbahet në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, nën udhëheqjen e Arqipeshkvit. Mesha nis në orën 21:45 dhe pritet të përfundojë rreth orës 01:30 të mëngjesit të së dielës.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.