Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për shpërndarjen e teksteve falas dhe të reja për klasat e katërta dhe të pesta, duke e shtrirë në gjithë arsimin fillor këtë praktikë.


Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për shpërndarjen e teksteve falas dhe të reja për klasat e katërta dhe të pesta, duke e shtrirë në gjithë arsimin fillor këtë praktikë.

“Me vendimin e sotëm miratuam financimin nga buxheti i shtetit për klasat e katërta dhe të pesta të arsimit fillor, të teksteve të reja falas. I kishim falas për klasat e para, të dyta dhe të treta, ndërsa me vendimin e sotëm shtuam dhe me financim të Ministrisë së Arsimit rreth 43 milionë lekë të reja, tekstet falas çdo vit për klasat e katërta dhe të pesta, falas. Bëhet fjalë për rreth 9 mijë nxënës dhe kur flasim për anën financiare, edhe për familjet e tyre që do të përfitojnë tekstet falas, duke mos i pasur barrë në buxhetin e tyre dhe as nuk do t’i marrin të përdorura”, tha Kumbaro.

Gjithashtu, ministrja tha se do të veprohet me të njëjtën logjikë çdo tre vite, edhe për klasat e gjashta e të nënta, pasi duke qenë fëmijë më të rritur, mund t’i mirëmbajnë tekstet për një periudhë më të gjatë. Ndërsa për arsimin fillor, tekstet do të jenë çdo vit falas dhe të reja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.