Kumbaro takon drejtuesen e agjencisë frankofone: Fokus te shkollat dygjuhëshe dhe liceu në Korçë

Në kuadër të Javës së Frankofonisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë për Mësimdhënien e Frëngjishtes në Botë, Claudia Scherer-Effos, në Paris.


Në kuadër të Javës së Frankofonisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë për Mësimdhënien e Frëngjishtes në Botë, Claudia Scherer-Effos, në Paris.

Gjatë bisedës u diskutua mbi forcimin e lidhjeve kulturore dhe zhvillimin e mëtejshëm të arsimit frankofon në Shqipëria, me theks të veçantë te rrjeti i shkollave dygjuhëshe.

Ministrja Kumbaro nënvizoi se “u bë e ditur se këtij rrjeti pritet t’i shtohet edhe liceu francez në Korçë, për të cilin projektligji ndodhet në fazë konsultimi publik”.

Kumbaro konfirmoi edhe përgatitjen e kurrikulave, ndërsa tha se po ndërmerren hapat për nisjen e punimeve për kampusin e këtij institucioni arsimor.

Sipas Kumbaros, liceu pritet të ofrojë diploma të dyfishta me profil shkencor, duke zgjeruar mundësitë arsimore dhe duke forcuar më tej bashkëpunimin arsimor ndërkombëtar.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në thellimin e partneritetit arsimor dhe kulturor mes Shqipërisë dhe botës frankofone.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

AdvanceGov 2026 në SHBA, AKSHI paraqet përvojën në transformimin digjital dhe përdorimin e IA-së

Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Romina Kostani mori pjesë si folëse në AdvanceGov 2026, organizuar…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kinë-Shqipëri, forum për bashkëpunim mediatik

Forumi u organizua nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe Agjencia e Lajmeve Xinhua, me Argumentum.al si…