Sala: Nga 2027-a, rimbursim për personat me diabet tip 1

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha sot se brenda vitit 2027, planifikohet të rimbursohet trajtimi për personat e prekur nga diabeti tipi 1.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha sot se brenda vitit 2027, planifikohet të rimbursohet trajtimi për personat e prekur nga diabeti tipi 1.

Duke u përgjigjur interesit të gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë, Sala tha se “grupi i punës po punon shumë ngushtë për të mundësuar që për vitin 2027 të rimbursojmë trajtimin për personat e prekur nga diabeti tipi 1”.

Sipas saj, rimbursimi këtyre pacientëve është prioritet për MSHMS.

Gjithashtu, ministrja Sala iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur edhe me analizat e pacientëve të shtruar në QSUNT.

Sala tha se po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet më pas vlerësimi për adresimin e problemit dhe zgjidhjen e tij.

“Aktualisht kemi të gjithë të dhënat, pasi fuqia e tyre është shumë e madhe. Mbi bazën e të dhënave bëjmë planifikimin e mirë të shërbimit, pasi pa e diagnostikuar problemin nuk e shëron dot. Nuk duhet të mungojnë analizat jo vetëm në datën 20, por edhe deri në fund të muajit dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja Sala.

Burimi ATSH

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Global 360

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia