Pirdeni: Brenda vitit 2026 përafrim i legjislacionit me Aktin Europian të Lirisë së Medias

Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian, me fokus të veçantë në përparimin e reformave për lirinë e medias dhe rregullimin e tregut digjital.


Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian, me fokus të veçantë në përparimin e reformave për lirinë e medias dhe rregullimin e tregut digjital.

Në seancën e dytë plenare të Platformës së Dialogut të Hapur, e cila u fokusua mbi progresin e arritur, sfidat e mbetura dhe prioritetet e ardhshme në kuadër të integrimit europian, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij procesi përmes një dialogu transparent dhe gjithëpërfshirës.

Ministrja u shpreh se ende nuk është koha për të bërë një bilanc përfundimtar, pasi ka shumë punë përpara për të vijuar me agjendën europiane.

“Ende nuk është koha për të bërë një bilanc, sepse kemi ende shumë punë për të bërë për të vijuar me agjendën europiane të gjithë së bashku. Sikurse dihet tashmë, qeveria dhe institucionet e tjera publike mbartin një peshë specifike për të çuar procesin përpara, por ky nuk është një proces që zhvillohet vetëm, por kërkon domosdoshmërisht një angazhim të gjithë aktorëve shoqërorë. Është shumë e domosdoshme që kjo platformë dialogu jo vetëm të vijojë, por mbi të gjitha të ngrihet dhe maturohet mbi baza të shëndosha”, tha Pirdeni.

Ajo nënvizoi se institucionet publike dhe përfaqësuesit e tyre kanë dhënë një kontribut të veçantë në krijimin e klimës së dialogut, duke mbartur përgjegjësi kryesore në avancimin e çështjeve që lidhen me lirinë e medias dhe shprehjes në Shqipëri.

“Sigurisht ky nuk është një dialog i thjeshtë, dhe ne e dimë shumë mirë që është e vështirë të zhvillohen disa diskutime që kanë të bëjnë me transparencën mbi pronësinë e medias, me rregullimin e tregut mediatik në Shqipëri, me lirinë e shprehjes, sigurinë e gazetarëve në punë. Këto nuk janë çështje të thjeshta sepse përfshijnë probleme të akumuluara nga periudha të gjata kohe, por tashmë do të marrin edhe më shumë vëmendje rregullatorë”, theksoi Pirdeni.

Pirdeni theksoi se dialogu nuk është i thjeshtë, pasi përfshin tema të ndjeshme si transparenca mbi pronësinë e medias, rregullimi i tregut mediatik, liria e shprehjes dhe siguria e gazetarëve.

“Reforma e medias nuk ka të bëjë vetëm me lirinë e shprehjes, por edhe me normimin e rregullave europiane që duhet të aplikohen në Shqipëri”, tha Pirdeni.

Ajo kujtoi se gjatë vitit 2025 u arritën disa rezultate të rëndësishme, përfshirë ndërhyrjet në Kodin Penal për dekriminalizimin e shpifjes dhe mbrojtjen e gazetarëve si subjekte të posaçme kur u kanoset jeta.

Po ashtu, janë parashikuar ndryshime në Ligjin për Mediat Audiovizive për të garantuar më shumë transparencë mbi pronësinë e medias, bazuar në rekomandimet e marra.

“Sikurse kemi parashikuar disa ndërhyrje në Ligjin për Mediat Audiovizive ku garantohet më shumë transparencë mbi pronësinë e medias, mbi bazë edhe të rekomandimeve që janë marrë”, tha Pirdeni.

Ministrja bëri të ditur se Shqipëria ka një agjendë të ndarë me aktorët kryesorë, e cila parashikon që brenda vitit 2026 vendi të përafrojë legjislacionin e tij me Aktin Europian të Lirisë së Medias dhe standardet e transparencës së tregut mediatik.

“Deri në dhjetor të këtij viti, Shqipëria duhet të miratojë këto ndryshime ligjore. Kjo iniciativë është marrë nga Kuvendi dhe të gjithë ne do të jemi një suport, por më shumë se kushdo tjetër pjesëmarrësit e kësaj platforme do të jenë kontributorë duke punuar me Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh Pirdeni.

Në takim ishin të pranishëm, Silvio Gonzato, ambasador i BE-së në Shqipëri, Giulia Re, shefe e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jorida Tabaku, kryetare e komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik si dhe Iris Luarasi, zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Burimi ATSH

Koordinimi për Euro U-21 dhe ligji i sponsorizimeve, Gonxhja takim me Dukën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koordinimi për Euro U-21 dhe ligji i sponsorizimeve, Gonxhja takim me Dukën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka,…