Kumbaro: Krijohet Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.


Këshilli i Ministrave ka miratuar sot krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.

Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Kumbaro tha se “kjo agjenci do të ketë një status autonom për të rritur pavarësinë e saj për një paketë shumë të rëndësishme shërbimesh, të cilat pjesërisht sot propozohen, garantohen dhe ofrohen nga një institucion që varet nga Ministria e Arsimit dhe quhet Qendra e Shërbimeve Arsimore”.

Ministrja Kumbaro sqaroi se bëhet fjalë për të gjitha testimet, provimet shtetërore qoftë ato kombëtare apo ndërkombëtare brenda territorit të Shqipërisë që zhvillohen jo vetëm në fushën e arsimit si matura shtetërore, portali për mësuesit, por edhe testime për profesione të tjera të rregulluara si portali për infermierët, mjekët, urdhrat e infermierit, psikologëve, fizioterapistëve etj.

“Është e njëjta qendër që ofron gjithë shërbimin e digjitalizuar për njehsimet e diplomave në të dyja kahet qoftë për diplomat e huaja që futen në përdorim sistemin e punësimit në Shqipëri apo anasjelltas”, tha Kumbaro.

Sipas saj, me këtë pr/ligj rritet cilësia e shërbimit, transparencës dhe autonomisë për ta mbajtur këtë agjenci larg çdo lloj ndikimi qoftë ai politik, në cilësinë e garantimit të meritokracisë për të gjitha shërbimet që ofrohen sot nga qendra dhe nesër nga kjo agjenci.

Ministrja Kumbaro informoi se po bëhet gati edhe investimi për zgjerim të kapaciteteve që kjo agjenci do të ofrojë për të bërë në njëjtën kohë testime masive për një numër shumë të madh të interesuarish, të cilët kanë nevojë për të marrë provimet e licencave etj.

“Ky pr/ligj do të kalojë së shpejti në Kuvend dhe pastaj do marrë formën përfundimtare i shoqëruar edhe me investimet infrastrukturore në një nga ndërtesat publike që e kemi të identifikuar në zonën e Kamzës”, tha Kumbaro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Projektligji për identitetin digjital, Ibrahimaj: Rrit sigurinë e shërbimeve elektronike

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Projektligji për identitetin digjital, Ibrahimaj: Rrit sigurinë e shërbimeve elektronike

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e…