Sala: Ligj i ri për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar, angazhim për barazi reale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, ku në fokus të diskutimeve ishin ligji i ri për aksesueshmërinë dhe plani kombëtar i veprimit 2026–2030, dy dokumente kyçe me qasje ndërsektoriale, të harmonizuara me standardet e BE-së që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës dhe garantimin e të drejtave për këtë kategori.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Sala theksoi se mbështetja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet një prioritet i qartë i Qeverisë Shqiptare dhe një angazhim që buron jo vetëm nga detyrimi institucional, por edhe nga bindja se barazia dhe dinjiteti njerëzor janë themeli i një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Ministrja Sala vlerësoi rolin e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, duke e cilësuar atë si një mekanizëm të rëndësishëm dialogu për të garantuar që politikat në këtë fushë të jenë të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme në praktikë – me parimin e qartë: askush të mos mbetet pas.

Sala theksoi se ligji i ri nuk është thjesht një akt normativ, por angazhim politik për barazi reale në akses ndaj shërbimeve, infrastrukturës, teknologjisë dhe jetës publike. Sipas saj, ligji për aksesueshmërinë vendos standarde të qarta, përgjegjësi dhe mekanizma monitorimi.

Ministrja vuri në dukje se suksesi i ligjit kërkon bashkëpunimin e pushtetit vendor, institucioneve qendrore, biznesit dhe shoqërisë civile.

Sa i takon Planit Kombëtar të Veprimit 2026–2030, ministrja Sala theksoi se ky plan shënon një hap të rëndësishëm drejt kalimit nga garantimi formal i të drejtave tek ushtrimi real i tyre në jetën e përditshme, duke u fokusuar në jetesën e pavarur, përfshirjen në arsim, punësim, drejtësi dhe vendimmarrje politike.

Në këtë kuadër, ajo u ndal edhe tek përfshirja politike e personave me aftësi të kufizuara, duke vlerësuar si një arritje konkrete përdorimin e fletës së votimit në alfabetin Braille, që mundëson votim të pavarur për personat që nuk shohin, ndërsa theksoi se mbetet ende e nevojshme plotësimi i kuadrit ligjor në Kodin Zgjedhor, për të garantuar forma alternative votimi.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar parashtruan propozimet dhe rekomandimet e tyre, të fokusuara në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe zbatimin efektiv të tij në praktikë, për të cilat po punohet për t’i reflektuar në politikat dhe instrumentet konkrete zbatuese, në bashkëpunim dhe me institucionet e tjera përgjegjëse.

Marrë nga ATSH

Projektligji për identitetin digjital, Ibrahimaj: Rrit sigurinë e shërbimeve elektronike

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Projektligji për identitetin digjital, Ibrahimaj: Rrit sigurinë e shërbimeve elektronike

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e…