Kumbaro: Standard i ri në infrastrukturën sportive universitare

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e pistës së atletikës dhe fushës së re të futbollit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, një investim që po realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e pistës së atletikës dhe fushës së re të futbollit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, një investim që po realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit.

E shoqëruar nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, ministrja Kumbaro tha se infrastruktura përfshin fushën e futbollit dhe pistën e atletikës për të kombinuar të gjitha disiplinat.

“Kjo do të realizohet sipas standardeve më të mira, sepse është një investim shumë i rëndësishëm”, shtoi ajo.

Duke e konsideruar një investim të domosdoshëm, Kumbaro theksoi se projekti synon të vendosë një standard të ri në infrastrukturën sportive universitare, që shërben drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të studimit, si edhe në rritjen e performancës së sportistëve profesionistë dhe të komunitetit sportiv në përgjithësi.

“Gjithmonë e më shumë po e vëmë sportin si një prioritet jo vetëm si profesion. Sporti është kthyer në domosdoshmëri për mirëqenien e popullsisë: cilësi jete, emancipim dhe sidomos kur jemi më shumë se kurrë të sfiduar nga teknologjia. Nëse ne nuk e sfidojmë fort për të ofruar mundësinë për sport, mundësia për sport nuk bëhet me detyrim, por bëhet duke i dhënë kënaqësi. Ndaj ky është një universitet që prodhon të gjithë ata që do të jenë jo vetëm ekspertë dhe specialistë, por edhe njerëz të cilët duhet të dinë ta bëjnë sportin të dashur. Por pa kushtet fizike kjo gjë nuk mund të bëhet, ndaj ky investim është i domosdoshëm”, tha Kumbaro.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Fidel Ylli, nga ana tjetër tha se “laboratorët janë ndër më të mirët në Evropë dhe ne sjellim sportistët elitarë për t’i testuar”.

Në kuadër të këtij investimi, Ministria e Arsimit po financon në Universitetin e Sporteve: rikonstruksionin e fushës së futbollit, ndërtimin e pistës së atletikës, rrethimin e ambientit sportiv. Sipas parashikimeve, këto investime pritet të përfundojnë në muajin maj të këtij viti.

Ndërtimi i fushës së futbollit dhe i pistës së atletikës, si edhe investimet e tjera të realizuara në Universitetin e Sporteve gjatë viteve të fundit për përmirësimin e infrastrukturës laboratorike, janë pjesë e një harte më të gjerë investimesh dhe nismash që qeveria shqiptare po ndërmerr për të mbështetur sportin dhe edukimin fizik të të rinjve, duke filluar që nga arsimi parauniversitar.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…