Lamallari merr detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme: Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme u zhvillua sot ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, tek ministri i ri Besfort Lamallari.


Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme u zhvillua sot ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, tek ministri i ri Besfort Lamallari.

Në fjalën e saj, Koçiu u shpreh se ky moment shënon një ndërrim stafetash me emocion, duke theksuar se rikthimi i ministrit Lamallari në krye të ministrisë përbën “një kthim në shtëpi”, duke qenë se ai vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e rëndësishme në këtë institucion.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin me stafin e ministrisë dhe theksoi se drejtimi i MPB-së ka qenë një nder dhe përgjegjësi e veçantë. Koçiu nënvizoi reformat e nisura gjatë mandatit të saj, përfshirë riorganizimin e aparatit të ministrisë, avancimin e projekteve tek Illyrian Guard, IdentiTek, Agjencinë e Pasurive të Konfiskuara dhe të Sekuestruara, si dhe proceset e rëndësishme që lidhen me IKMT, prefekturat dhe policinë bashkiake. Po ashtu, ajo përmendi rëndësinë e sfidave përpara Policisë së Shtetit, mes të cilave përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm dhe riorganizimi i strukturave të saj.

“Jam e sigurt se stafi dhe ekipi profesional i ministrisë do të vijojnë të çojnë përpara punët e nisura. I uroj sukses ministrit Lamallari dhe secilit prej jush në përmbushjen e misionit të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Koçiu.

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari falënderoi paraardhësen Koçiu për punën dhe kontributin e saj, duke e vlerësuar si një drejtim dinjitoz dhe profesional të MPB-së gjatë këtyre muajve.

“Rikthehem në shtëpi dhe gjej një ekip me të cilin ndaj vlera dhe përvojë të përbashkët. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe një nder i posaçëm. Do të vijojmë të çojmë përpara punët e mira të nisura dhe të forcojmë misionin tonë në shërbim të qytetarëve, për më shumë siguri, rend dhe integritet institucional”, deklaroi ministri Lamallari.

Ai falënderoi Kryeministrin për besimin e dhënë dhe theksoi angazhimin për të garantuar standarde të larta profesionale në Policinë e Shtetit dhe në të gjitha institucionet e varësisë.

Marrë nga ATSH

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…