Jaupaj: Zgjidhje afatgjatë për menaxhimin modern të mbetjeve në Gjirokastër dhe Vlora-Jug

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, zhvilloi një vizitë në landfillin e Bajkaj, ku po merr formë një nga investimet më të rëndësishme për menaxhimin e integruar të mbetjeve në jug të vendit.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, zhvilloi një vizitë në landfillin e Bajkaj, ku po merr formë një nga investimet më të rëndësishme për menaxhimin e integruar të mbetjeve në jug të vendit.

Projekti do të sigurojë zgjidhjen afatgjatë për trajtimin e mbetjeve për 12 bashki të qarkut Gjirokastër dhe zonës Vlora-Jug, duke garantuar kapacitete përballuese deri në vitin 2040.

Investimi, i realizuar nga Ministria e Mjedisit me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit “BE për Ekonominë Qarkulluese – Programi Rajonal i Menaxhimit të Mbetjeve” (EU4CE – ReWaM), ka një vlerë totale prej rreth 4.43 milionë euro dhe synon modernizimin e plotë të sistemit ekzistues përmes ndërtimit të infrastrukturës së re, përmirësimit të qelizave të landfillit, rehabilitimit të sistemeve të lixhiviatit dhe biogazit, si dhe integrimit gradual të elementeve të ekonomisë qarkulluese, përfshirë riciklimin dhe kompostimin.

“Ky është një investim strategjik për jugun e Shqipërisë. Me këtë projekt, ne jo vetëm rrisim kapacitetet e trajtimit të mbetjeve, por garantojmë standarde europiane, ulje të riskut mjedisor dhe një përgjigje të qëndrueshme ndaj rritjes sezonale të mbetjeve, veçanërisht nga flukset turistike,” u shpreh Jaupaj gjatë inspektimit në terren.

“Si fillim ne duhet të sistemojmë landfillin e Bajkaj që ta kemi të sigurt për investim për 25 vite me gjithë teknologjinë. Deri tani ka qenë një barrë vetëm për pushtetin vendor tani qeveria po hyn në bashkëmenaxhim me administratat e lanfilleve për të menaxhuar gjithë landfillet rajonale në mënyrë që bashkitë të kenë mundësinë që pagesat apo buxhetet ti kenë për ndarje në burim për grumbullimin e mbetjeve dhe për transport në landfillin përfundimtar. Më pas duke qenë se buxheti qendror do të jetë i pranishëm në gjithë financimet për landfillet, makineritë, punonjësit, pagat e punonjësve për një riorganizim kjo do të sjellë edhe një lehtësi në menaxhimin e mbetjeve”, nënvizoi Jaupaj.

Ai shtoi se “bashkitë nuk do të duhet të mbledhin vetëm mbetjet në qytete, por edhe në zonat rurale që është problematikë e madhe.

“Shpesh herë sa herë kemi shira mbushen lumenjtë me shishe plastike po të mblidhen mbetjet në zonat ruarle nuk do ta kemi këtë problem”, shtoi Jaupaj.

Edlir Vokopola ekspert i menaxhimit të mbetjeve tha se “mbyllja e venddepozitimeve të vjetra do të jetë një avantazh i madh veçanërisht në raport me fenomenin e hedhjes së plastikave në lumnenj”.

Zona Gjirokastër – Vlora-Jug përfshin rreth 160,000 banorë, ndërkohë që gjatë sezonit veror prodhimi i mbetjeve rritet ndjeshëm për shkak të intensitetit të turizmit në bashki si Saranda dhe Himara. Projekti parashikon zgjerimin dhe izolimin e qelizës së dytë të landfillit, përmirësimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura, menaxhimin e gazit të landfillit, si dhe pajisje të reja moderne operacionale.

Sipas grafikut të parashikuar, faza e projektimit paraprak ka përfunduar në shkurt 2026, ndërsa projekti i detajuar pritet të finalizohet në prill 2026. Procesi i tenderimit dhe kontraktimit parashikohet të zgjasë rreth 3 muaj, ndërsa zbatimi i punimeve do të nisë pas kontraktimit dhe do të zgjasë 18–24 muaj, duke garantuar përfundimin e ndërhyrjeve brenda afateve të planifikuara.

Ndërhyrja përfshin gjithashtu ndërtimin e tre stacioneve transferimi në Përmet–Këlcyrë, Tepelenë–Memaliaj dhe Gjirokastër–Libohovë–Dropull, si dhe rehabilitimin e 12 venddepozitimeve informale në të gjithë zonën, duke përmirësuar ndjeshëm standardet mjedisore dhe shërbimin për qytetarët.

Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë ndaj Direktivave të Bashkimit Europian për menaxhimin e mbetjeve dhe landfillet, duke forcuar kapacitetet vendore dhe duke mbështetur tranzicionin drejt një ekonomie qarkulluese të qëndrueshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Rritja e pjesëmarrjes së bizneseve në prokurimin publik, kyç për transparencë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe sipërmarrjes për rritjen e…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Rritja e pjesëmarrjes së bizneseve në prokurimin publik, kyç për transparencë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe sipërmarrjes për rritjen e…