TIA dhe Milan Bergamo Airport thellojnë bashkëpunimin profesional dhe operacional

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimi i praktikave më të mira në fushën e menaxhimit aeroportual ishin në fokus të një vizite zyrtare të delegacionit nga Milan Bergamo Airport, në Rinas, në kuadër të një programi të strukturuar shkëmbimi mes dy aeroporteve.


Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimi i praktikave më të mira në fushën e menaxhimit aeroportual ishin në fokus të një vizite zyrtare të delegacionit nga Milan Bergamo Airport, në Rinas, në kuadër të një programi të strukturuar shkëmbimi mes dy aeroporteve.

Gjatë dy ditëve të takimeve u zhvilluan diskutime të detajuara mbi aspektet operacionale, menaxheriale dhe strategjike të administrimit të aeroporteve, duke përfshirë ndarjen e praktikave më të mira, modeleve organizative dhe qasjeve ndaj zhvillimit të qëndrueshëm.

Palët shkëmbyen eksperienca konkrete mbi menaxhimin e fluksit të pasagjerëve, optimizimin e proceseve operacionale dhe përmirësimin e standardeve të shërbimit.

Sipas TIA-s, lidhjet e konsoliduara ajrore ndërmjet Tiranës dhe Bergamos përbëjnë një element të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale, si dhe në lehtësimin e lëvizjes dhe bashkëpunimit mes komuniteteve dhe aktorëve ekonomikë të dy vendeve.

Përfaqësuesit e Tirana International Airport e vlerësuan këtë vizitë si një hap të rëndësishëm në avancimin e partneriteteve evropiane dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve operacionale dhe organizative, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e aviacionit civil.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.