Jaupaj: Forcim i kapaciteteve për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura

Mbi lumin Drino në Tepelenë, pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës u zhvillua sesioni i radhës së trajnimit për stafin e Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, strukturave rajonale dhe institucioneve vendore, në kuadër të projektit EU4Nature.


Mbi lumin Drino në Tepelenë, pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës u zhvillua sesioni i radhës së trajnimit për stafin e Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, strukturave rajonale dhe institucioneve vendore, në kuadër të projektit EU4Nature.

Partnerët italianë të ARPA Lombardia ndanë praktikat më të mira për zbatimin e legjislacionit europian, përdorimin e teknologjive të vëzhgimit të tokës, monitorimin me dronë të depozitimeve të paligjshme të mbetjeve, menaxhimin e pikave fundore të trajtimit të mbetjeve dhe rehabilitimin e zonave të ndotura.

Në një postim në rrjetet sociale Jaupaj tha se “bashkëpunimi teknik forcon kapacitetet për monitorim të bazuar në të dhëna, koordinim ndërinstitucional dhe ndërhyrje më efektive në terren për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura”.

Ky cikël trajnimesh në kuadër të EU4Nature mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe SIDA, zbatuar nga Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, UNDP Albania, AICS Tirana, me mbështetjen e bashkisë së Milanos dhe CELIM Shqipëri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Njerëzit që lexojnë rregullisht, janë të krijuar ndryshe!

"Ata marrin nga çdo libër një copëz urtësie dhe e kthejnë atë në mirësi"

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Njerëzit që lexojnë rregullisht, janë të krijuar ndryshe!

"Ata marrin nga çdo libër një copëz urtësie dhe e kthejnë atë në mirësi"