Vengu: Negociata për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në konferencën për shtyp u ndal edhe tek një paketë e re masash për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile, duke vënë theksin te fuqizimi i flotës tokësore dhe ajrore.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në konferencën për shtyp u ndal edhe tek një paketë e re masash për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile, duke vënë theksin te fuqizimi i flotës tokësore dhe ajrore.

Vengu tha se po punohet për prodhimin e mjeteve të reja për emergjencat civile, të cilat do t’u shpërndahen bashkive me nevojat më të mëdha në vend.

Sipas ministrit, në proces janë edhe negociatat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës, ku synohet që të paktën një prej tyre të jetë operacional brenda këtij viti.

“Lidhur me fuqizimin e flotës tokësore, kemi një kontratë për prodhimin e mjeteve të emergjencave civile. Kjo do të na japë mundësinë që Emergjencat Civile t’i transferojë këto mjetë bashkive që kanë më shumë nevojë. Në këtë mënyrë ne fillojmë rinovimin e flotës kombëtare”, tha Vengu.

Ministri Vengu informoi se është në finalizim e sipër negociata për blerjen e dy avionëve zjarrfikës.

“Ka marrë kohën e duhur, po prodhohen për ne dhe nuk janë të gatshëm në treg. Një element i negociatës është që të paktën një prej këtyre mjeteve të vijë sa më parë nuk e di a do vijë në kohë për sezonin po synojmë ta kemi një mjet këtë vit”, tha Vengu.

Duke u ndalur tek gatishmëria e mjeteve ekzistuese, Vengu tha se “Forcat Ajrore dhe Shtabi i Përgjithshëm janë të angazhuar të kemi një flotë sa më të plotë sivjet. Të kemi minimalisht në çdo element katër helikopterë në dispozicion për çdo emergjencë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori Dredha dorëzon Letrat Kredenciale

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, i dorëzoi dje Letrat Kredenciale Presidentit të Konfederatës së Zvicrës, z.…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha dorëzon Letrat Kredenciale

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, i dorëzoi dje Letrat Kredenciale Presidentit të Konfederatës së Zvicrës, z.…