Kos: Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, ritmi i integrimit në bazë të rezultateve individuale

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi sot se procesi i zgjerimit të BE-së është në lëvizje dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ecin përpara në varësi të përmbushjes së angazhimeve dhe zbatimit të reformave.


Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi sot se procesi i zgjerimit të BE-së është në lëvizje dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ecin përpara në varësi të përmbushjes së angazhimeve dhe zbatimit të reformave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pas përfundimit të Samitit të Planit të Rritjes, të mbajtur në Tiranë, Kos theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është në interes të Bashkimit Europian.

“Ballkani Perëndimor është një rajon i rëndësishëm për BE-në dhe është në interesin tonë që ta integrojmë në Bashkimin Europian. Ajo që shohim është se zgjerimi është në lëvizje, por bashkë me të është edhe Ballkani Perëndimor”, u shpreh Kos.

Ajo vuri në dukje se logjika e një rajoni të përbashkët me gjashtë vende në procesin e integrimit po zbehet gradualisht, ndërsa ritmi i avancimit drejt BE-së do të përcaktohet gjithnjë e më shumë nga rezultatet individuale të secilit vend.

“Mali i Zi është pranë përfundimit të negociatave, gjë që shpresojmë të ndodhë këtë vit. Shqipëria mund të arrijë të njëjtën gjë vitin e ardhshëm. Vendet që përmbushin angazhimet për reforma ecin përpara, ndërsa ato që nuk i përmbushin nuk mund të avancojnë”, deklaroi komisionerja.

Duke iu referuar zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Kos bëri të ditur se Mali i Zi ka përmbushur 94% të reformave të kërkuara dhe pritet të përfitojë 81 milionë euro në këstin e ardhshëm të pagesave. Shqipëria ka realizuar 80% të reformave dhe do të përfitojë 185,6 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut ka përmbushur 56% të tyre dhe do të marrë 70,9 milionë euro.

Komisionerja njoftoi gjithashtu se financimi për këto tri vende do të rritet në kuadër të Planit të Rritjes. Mali i Zi dhe Shqipëria do të përfitojnë secili 15% më shumë, ndërsa Maqedonia e Veriut 10% më shumë.

“Do ta nisim së shpejti procedurën dhe këto janë pagesat shtesë që do të merrni vitin e ardhshëm”, tha Kos.

Ajo theksoi se Plani i Rritjes bazohet në rezultate dhe se disbursimi i fondeve lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e reformave. Sipas saj, pavarësisht diskutimeve për buxhetin e ardhshëm të BE-së dhe financimin për vendet kandidate, kushtëzimi i fondeve me rezultatet e reformave do të mbetet i pandryshuar.

“Ne jemi të vendosur të shtypim pedalin e gazit, por performanca individuale do të jetë gjithnjë e më shumë parimi udhëheqës. Më shumë se kurrë, zgjedhjet politike të secilit vend do të përcaktojnë ritmin me të cilin ai do të ecë drejt BE-së”, u shpreh Kos.

Ajo nënvizoi se kjo qasje, e bazuar te merita dhe rezultatet individuale, gëzon mbështetje të fortë nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kos: Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, ritmi i integrimit në bazë të rezultateve individuale

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi sot se procesi i zgjerimit të BE-së është në lëvizje dhe…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kos: Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, ritmi i integrimit në bazë të rezultateve individuale

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi sot se procesi i zgjerimit të BE-së është në lëvizje dhe…