Rama: Evropa gaboi duke hequr dorë nga diplomacia me Rusinë, duhet një arkitekturë më e qartë e sigurisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dublini se qasja e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, me largimin nga diplomacia dhe përqendrimin e përpjekjeve tek armatimet është e gabuar.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dublini se qasja e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, me largimin nga diplomacia dhe përqendrimin e përpjekjeve tek armatimet është e gabuar.

Në përgjigje të pyetjeve nga të pranishmit në aktivitetin e organizuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), me temë “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”, Rama u shpreh se sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Shqipëria nuk ka pasur raporte të rëndësishme me Moskën që prej viteve ’60, kur vendi ndërpreu angazhimin me Bllokun Lindor.

Ai kujtoi se kjo qasje vijoi deri në vitin 1990, kur Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike me Rusinë, por pa një intensitet të konsiderueshëm në nivelin e kontakteve politike.

“Qysh prej viteve ’90 lidhëm marrëdhënie diplomatike, por në një nivel shumë jodomethënës. Jemi i vetmi vend në Europë nga aeroporti i të cilit nuk ka pasur asnjë fluturim drejt Kremlinit. Që nga vitet ’60 nuk kemi pasur asnjë takim të nivelit të lartë”, tha ai.

Rama shtoi se Shqipëria nuk ka ndonjë interes të veçantë për të angazhuar marrëdhëniet me Rusinë në nivel të lartë.

“Nuk është se na merr malli për Rusinë. Nuk shoh ndonjë oreks për t’u angazhuar me Rusinë në një nivel të lartë”, deklaroi ai.

Duke folur për qasjen europiane ndaj Moskës, Rama u shpreh se Europa ka bërë një gabim të madh që në fillim, duke hequr dorë nga diplomacia dhe duke e përqendruar vëmendjen tek armatimet.

“Europa ka bërë një gabim shumë të madh qysh prej ditës së parë, që bëhet gjithmonë e më e qartë, që hoqi dorë nga diplomacia dhe që e përqendroi gjithçka tek armatimet, duke ndryshuar natyrën e vetvetes, sepse Europa gjithmonë ka qenë e prirur drejt diplomacisë, nuk ka qenë e prirur drejt armatimeve. Ndaj, vënia bast te një fitore përfundimtare kundër Rusisë dhe ndalja e çdo lloj bisedimi me Rusinë ishte një gabim i madh”, u shpreh Rama.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se Rusia mbetet një realitet gjeopolitik dhe se Europa nuk mund ta ndërtojë të ardhmen e saj mbi idenë e një konflikti të përhershëm me të.

Ndërkohë, Rama e cilësoi Komunitetin Politik Europian një format të ndërlikuar, por me potencial për të kontribuar në një bashkëpunim më të strukturuar për sigurinë.

Sipas Ramës, pavarësisht hezitimit të Francës për zgjerimin e Bashkimit Europian, ideja e një komuniteti më të gjerë politik është e dobishme në kohën e sotme, pasi krijon potencial për një bashkëpunim më të artikuluar në çështjet e arkitekturës së sigurisë europiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Evropa gaboi duke hequr dorë nga diplomacia me Rusinë, duhet një arkitekturë më e qartë e sigurisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dublini se qasja e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, me largimin nga diplomacia dhe përqendrimin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Evropa gaboi duke hequr dorë nga diplomacia me Rusinë, duhet një arkitekturë më e qartë e sigurisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dublini se qasja e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, me largimin nga diplomacia dhe përqendrimin…