Ambasadorja e BE-së: Shoqëria civile, partner kyç në anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, theksoi rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të vendit në BE


Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, theksoi rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, duke nënvizuar se shqetësimet e saj janë reflektuar edhe në raportin për Shqipërinë 2026.

Gjatë prezantimit të raportprogresit të Komisionit Evropian përpara organizatave të shoqërisë civile, ambasadorja theksoi se diskutimet u përqendruan te çështje të rëndësishme si mjedisi, transparenca, të drejtat e pronësisë mbi tokën, arsimi dhe shëndetësia.

“Shoqëria civile është një partner kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shumë prej shqetësimeve të saj janë pasqyruar në raportin për Shqipërinë 2026. Dje, prezantova raportin përpara organizatave të shoqërisë civile dhe dëgjova pyetjet e tyre mbi mjedisin, transparencën, të drejtat e pronësisë mbi tokën, arsimin dhe shëndetësinë, e mbi të gjitha, mbi mënyrën se si matet progresi”, shkruan ajo.

Moreira de Sousa theksoi se Shqipëria ka nevojë për konsultime publike më kuptimplota dhe masa konkrete për adresimin e problematikave të ngritura.

“Raporti është i qartë. Shqipëria ka nevojë për konsultime publike kuptimplota, të shoqëruara me masa konkrete për adresimin e çështjeve të ngritura. Gjithashtu, ligjet e mira duhet të mbështeten me buxhetet e nevojshme për zbatimin e tyre, përfshirë politikat sociale”, nënvizoi ajo.

Sipas saj “procesi i anëtarësimit prek çdo pjesë të shoqërisë. Që rezultatet e tij të jenë të qëndrueshme, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës. Ne do të ndjekim nga afër çështjet e ngritura gjatë takimit”.

/Marrë nga ATSH

Ambasadorja e BE-së: Shoqëria civile, partner kyç në anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, theksoi rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në procesin e…

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e BE-së: Shoqëria civile, partner kyç në anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, theksoi rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në procesin e…