
Siguria rajonale dhe integrimi europian, delegacioni i Kuvendit në seminarin e NATO-s në Moldavi
Delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare në NATO kryesuar nga Igli Hasani, si dhe anëtarët Bledar Çuçi, Damian Gjiknuri dhe Fatmir Mediu mori pjesë në Seminarin e 109-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP NATO).

Delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare në NATO kryesuar nga Igli Hasani, si dhe anëtarët Bledar Çuçi, Damian Gjiknuri dhe Fatmir Mediu mori pjesë në Seminarin e 109-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP NATO).
Aktiviteti u zhvillua në Chisinau (Moldavi) në datat 6-7 tetor 2026 dhe u organizua në bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Moldavisë.
Në fokus të diskutimeve ishte partneriteti NATO–Moldavi, siguria rajonale dhe e Detit të Zi, ndikimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës në sigurinë europiane, siguria energjetike, si dhe përballimi i kërcënimeve hibride, dezinformimi dhe ndërhyrjet që cenojnë institucionet demokratike dhe proceset zgjedhore.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të parlamentit dhe partneriteteve ndërkombëtare në forcimin e qëndrueshmërisë së Moldavisë dhe mbështetjen e agjendës së saj të integrimit europian.
Seminari mblodhi parlamentarë, përfaqësues të institucioneve qeveritare, ekspertë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, akademisë dhe trupit diplomatik, për të diskutuar të ardhmen e Republikës së Moldavisë në hapësirën euroatlantike dhe forcimin e qëndrueshmërisë përballë një mjedisi strategjik gjithnjë e më sfidues.
Seminaret Rose-Roth janë një nga formatet kryesore të bashkëpunimit të AP NATO-s me parlamentet e vendeve partnere. Ato krijojnë një platformë për dialog parlamentar, shkëmbim përvojash dhe diskutim të çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes me interes të përbashkët.
Marrë nga ATSH


















