Von der Leyen: Shqipëria po ecën shumë mirë me Planin e Rritjes, mbi 80% e reformave të përmbushura

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se vendi ka përmbushur mbi 80% të reformave të parashikuara dhe ka përfituar më shumë se 213 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen u ndal te rezultatet e Planit të Rritjes dhe mekanizmi përmes të cilit investimet e BE-së shoqërohen me reforma dhe hapje graduale të tregut të përbashkët evropian.

“Mesazhi im i tretë ka të bëjë vërtet me rezultatet e Planit tonë të Rritjes. Ne sjellim investimet e BE-së në Shqipëri dhe, ndërsa ju përgatiteni për t’u bërë pjesë e BE-së, ne hapim disa pjesë të tregut tonë të përbashkët. Në të njëjtën kohë, ju miratoni dhe ndërmerrni reformat e nevojshme që kompanitë tuaja të jenë konkurruese dhe të kenë sukses në tregjet tona, në mënyrë që fusha të jetë e niveluar dhe e njëjtë për të gjithë”, u shpreh ajo.

Sipas Von der Leyen, ky proces është i rëndësishëm pasi i mundëson ekonomisë shqiptare të afrohet gradualisht me tregun e përbashkët të BE-së.

“Shqipëria po ecën vërtet shumë mirë sa i përket Planit të Rritjes. Ju po ecni shumë mirë, shumë shpejt, keni përmbushur mbi 80% të reformave dhe kjo është fantastike. Tashmë keni marrë më shumë se 213 milionë euro fonde nga BE-ja dhe në javët në vijim priten edhe pagesa të tjera”, deklaroi Presidentja e KE-së.

Von der Leyen përmendi gjithashtu disa rezultate konkrete të bashkëpunimit, duke u ndalur te përfshirja e Shqipërisë në SEPA, zonën e vetme të pagesave në euro.

“SEPA ka potencialin që t’u kursejë kompanive të Ballkanit Perëndimor rreth 500 milionë euro në vit, sepse ulen shumë tarifat e transaksioneve dhe komisionet. Tashmë në Shqipëri këto komisione kanë rënë më shumë se 90%. Pra, është një avantazh vërtet i prekshëm për bizneset shqiptare”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian u shpreh gjithashtu për nevojën e përshpejtimit të negociatave për uljen e tarifave të roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Unë besoj që kjo është një mundësi vërtet shumë e mirë që njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin dhe këto negociata duhet t’i përshpejtojmë. Unë ju premtoj që, nëse negocioni me ne dhe kompanitë në mënyrë të suksesshme, unë do të kthehem pikërisht atë ditë kur do të fillojmë roamingun falas në Shqipëri”, u shpreh Von der Leyen.

Ajo vlerësoi edhe bashkëpunimin mes bizneseve të BE-së dhe atyre shqiptare, duke përmendur Konferencën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Vitin e kaluar kemi pasur konferencën e parë të investimeve ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. U mobilizuan 4 miliardë euro me marrëveshje të reja për rajonin. Kjo është gjë vërtet shumë e mirë dhe ju uroj të njëjtin sukses edhe në edicionin e dytë të kësaj konference, që, me sa më kanë thënë, do të organizohet në nëntor”, theksoi ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përgjegjësia ime politike që reforma në drejtësi të mos ndalet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përgjegjësia politike nuk mund të lidhet me veprimet individuale të personave të emëruar, por…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përgjegjësia ime politike që reforma në drejtësi të mos ndalet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përgjegjësia politike nuk mund të lidhet me veprimet individuale të personave të emëruar, por…