
Von der Leyen-Ramës: Po punoni fort për ta kthyer ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi në rrjetin social “X” pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi në rrjetin social “X” pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë.
“Jam e lumtur që e nis turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria”, shkroi Von der Leyen.
Ajo vlerësoi punën e bërë për procesin e integrimit evropian, duke theksuar rëndësinë e reformave dhe dialogut me shoqërinë.
“I dashur Edi Rama, po punoni fort për ta kthyer ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet. Përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është kyç, ndërsa ruajtja e një dialogu të fortë me shoqërinë është po ashtu e rëndësishme”, u shpreh presidentja e KE-së.
“Objektivi është pranë. Kështu do ta arrijmë”, përfundoi Von der Leyen.
Burimi ATSH



















