
Karakaçi: Gati lidhja e kontratës për mbikalimet në aksin Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar
Ndërtimi i mbikalimeve në aksin rrugor nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar është prioritet dhe puna për ndërtimin e tyre pritet të nisë së shpejti, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Ndërtimi i mbikalimeve në aksin rrugor nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar është prioritet dhe puna për ndërtimin e tyre pritet të nisë së shpejti, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Karakaçi u pyet për nisjen e ndërtimit të mbikalimeve në këtë aks, në kushtet e zgjerimit të autostradës në tre korsi.
“Shqetësimi është shumë i drejtë. Ishte i nevojshëm që mbikalimet të lëznin në këtë zonë për shkak të zgjerimit të autostradës me tre korsi. Sigurisht që tashmë është shpallur procedura dhe ka edhe një lidhje të kontratës për ndërtimin e të gjitha mbikalimeve që kanë qenë në të njëjtat vende, si edhe për gjelbërimin e tyre”, tha ai.
Ministri sqaroi se nuk mund të japë një datë të saktë për nisjen e punimeve, ndërsa theksoi se në procedurat e prokurimit publik janë përcaktuar informacionet dhe afatet përkatëse, në përputhje me kohën e kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).
“Ne, në bashkëpunim me ARRSH-në, kemi përcaktuar që prioritet në këtë kontratë është puna me mbikalimet dhe investimi për mbikalimet do të jetë puna e parë që do të nisë aty”, u shpreh Karakaçi.
Burimi ATSH



















