
CMG: Marrëdhëniet kino-amerikane kanë rrënjë në lidhjen midis popujve
Mbrëmjen e të dielës, në aeroportin ndërkombëtar Ejin Horo në Ordos të Mongolisë së Brendshme, miku amerikan i ardhur nga largësia Ronald Sakorsky, përqafoi fort heroinën kineze të kontrollit të shkretëtirëzimit, Yin Yuzhen, teksa lotët i rridhnin. Ky ribashkim, pas më shumë se 20 vjetësh, u përhap menjëherë në mënyrë virale në internet.

Mbrëmjen e të dielës, në aeroportin ndërkombëtar Ejin Horo në Ordos të Mongolisë së Brendshme, miku amerikan i ardhur nga largësia Ronald Sakorsky, përqafoi fort heroinën kineze të kontrollit të shkretëtirëzimit, Yin Yuzhen, teksa lotët i rridhnin. Ky ribashkim, pas më shumë se 20 vjetësh, u përhap menjëherë në mënyrë virale në internet. Përdoruesit kinezë dhe amerikanë të internetit komentuan në rrjetet sociale: “Kjo është një dashuri dhe mirënjohje e ndërsjellë,” “Duke kujtuar dhe shpërblyer mirësinë, kjo është ‘shumë kineze’,” “Bota ka nevojë për më shumë histori bashkëpunimi njerëzor për krijimin e përbashkët të një të ardhmeje të bukur”……
Në vitin 1999, mësuesi amerikan Sakorsky, i cili jepte mësim në Kinë, u prek nga historia e Yin Yuzhen për kontrollin e rërës dhe pyllëzimin në shkretëtirën Mu Us. Ai mblodhi 5000 dollarë dhe ia dhuroi Yinit për kontrollin e shkretëtirës dhe pyllëzimin. Sot, fidanët e blerë me këtë donacion, janë rritur në më shumë se 50 mijë pemë të mëdha.

Foto nga CMG
Në maj të këtij viti, Yin Yuzhen bëri thirrje në internet përmes një video, për të kërkuar mikun e vjetër amerikan. Më në fund e gjeti Saikon e humbur prej kohësh.
Kjo miqësi trans-Paqësore është shembulli i gjallë i shkëmbimeve miqësore midis popullit kinez dhe atij amerikanë, komenton Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull, duke shtuar se në fund të fundit, marrëdhëniet midis vendeve kanë të bëjnë me ndërveprimet midis njerëzve. Edhe pse Kina dhe ShBA janë të ndryshme në histori, kulturë, sisteme shoqërore dhe rrugë zhvillimi, miqësia midis popujve të tyre vepron si një nyje e qëndrueshme, duke shtyrë përpara marrëdhëniet përmes stuhive.

Foto nga Xinhua
Sot, shkëmbimet miqësore midis popullit kinez dhe atij amerikanë vazhdojnë të shtohen. Në fillim të vitit 2025, një numër i madh përdoruesish amerikanë të internetit iu regjistruan në platformën sociale “RedNote”, duke ndërvepruar aktivisht me përdoruesit kinezë të internetit. Në maj të këtij viti, nisma për të ftuar 50 mijë të rinj amerikanë në Kinë për shkëmbime dhe studime përgjatë pesë viteve, e arriti qëllimin e saj dy vjet e gjysmë para afatit.
Në rrjetet sociale jashtë vendit, janë bërë shumë të përhapura termat si “Udhëtim në Kinë” (ChinaTravel), “Të bëhesh kinez” (Becoming Chinese) dhe “Kina Maksimum” Chinamaxxing. Kryeekzekutivi i “Tesla” Elon Musk, rekomandon vazhdimisht amerikanët të vizitojnë Kinën. Ndërsa nëna e tij, Maye Musk, vizitoi Kinën dy herë në më pak se pesë muaj, duke thënë: “Shumë nga postimet e mia i përkasin “Chinamaxxing”. Mendoj se Kina është kudo plot gjallëri. Ndoshta ky është kuptimi i vërtetë i kësaj fjale.”
Një sondazh i publikuar nga qendra kërkimore amerikane “Pew” në prill të këtij viti, tregoi se gjatë tre viteve të fundit gati janë dyfishuar amerikanët me një opinion pozitiv mbi Kinën. Ndërsa një raport i publikuar në gusht nga Këshilli i Çështjeve Globale të Çikagos tregoi se 59% e brezit Z (të lindur gjatë periudhës 1997-2012) dhe 58% të brezit “Millennials” (të lindur gjatë periudhës 1980-1996) mbështesin angazhimin miqësor me Kinën.

Foto nga CMG
Të hënën, Sakorsky dhe Yin Yuzhen u kthyen krah për krah në shkretëtirën Mu Us dhe mbollën tre pemë për të simbolizuar miqësinë. Ato që mbollën nuk ishin vetëm pemë, por një miqësi që kapërcen kufijtë dhe kohën, komenton CMG.
Në maj të këtij viti, presidenti i Kinës dhe ai i ShBA-së u takuan në Pekin dhe përcaktuan një pozicion të ri për ndërtimin e një “marrëdhënieje strategjike konstruktive dhe të qëndrueshme Kinë-ShBA”, duke ofruar udhëzime strategjike për tre vitet e ardhshme dhe përtej.
Njerëzit presin që populli i Kinës dhe ai i Shteteve të Bashkuara, të vazhdojnë të shkruajnë më shumë histori miqësie, në mënyrë që burimi i miqësisë popullore midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të vazhdojë të rrjedhë dhe të ushqejë të ardhmen dhe që pylli i miqësisë Kinë-ShBA të harliset edhe më tej, përfundon komenti i CMG-së.
Burimi CGTN



















