Tërmeti në Japoni, ambasada në Tokio apel qytetarëve shqiptarë: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendase

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë mesazhin e ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, Ermal Muça, pas tërmetit të fortë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në prefekturën Ibaraki, i cili u ndje edhe në zonën e Tokios.


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë mesazhin e ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, Ermal Muça, pas tërmetit të fortë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në prefekturën Ibaraki, i cili u ndje edhe në zonën e Tokios.

Sipas ambasadës shqiptare në Japoni, deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha, ndërsa janë raportuar persona të lënduar, të cilëve ambasada u ka uruar shërim të shpejtë.

Në kushtet e situatës së krijuar nga tërmeti, por edhe nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në Japoni, si dhe atyre që ndodhen për vizitë në vend, të ndjekin me vëmendje informacionet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendase.

Ambasada rekomandon që qytetarët të informohen për situatën përmes burimeve zyrtare të autoriteteve japoneze, përfshirë Agjencinë Meteorologjike të Japonisë (JMA), portalin e parandalimit të fatkeqësive të Ministrisë së Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, si dhe NHK WORLD-JAPAN.

Ambasada shqiptare në Tokio ka vënë në dispozicion edhe kontaktet për raste nevoje. Shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë ambasadën në WhatsApp në numrin +81–70-9023-3905 ose përmes adresës elektronike [[email protected]](mailto:[email protected]).

Ambasada u kërkon qytetarëve shqiptarë në Japoni të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve vendase për garantimin e sigurisë së tyre.

Lexo më shumë nga

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…