
Kumbaro: Konkursi i pranimit në Arkitekturë, hapi i parë drejt një rrugëtimi të ri akademik
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga zhvillimi i konkursit të pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (Universiteti Politeknik i Tiranës), për maturantët që synojnë të vijojnë studimet në fushat e arkitekturës dhe dizajnit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga zhvillimi i konkursit të pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (Universiteti Politeknik i Tiranës), për maturantët që synojnë të vijojnë studimet në fushat e arkitekturës dhe dizajnit.
Konkursi u zhvillua për programet e studimit Arkitekturë, Urbanistikë dhe Arkitekturë Interieri dhe Dizajn, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kandidatët që kanë zgjedhur ta kthejnë pasionin për hapësirat, qytetin dhe dizajnin në profesion.
“Emocionet ishin të forta” për maturantët që u përballën me këtë sfidë, ndërsa ministrja uroi të gjithë kandidatët për sukses në këtë etapë të re të rrugëtimit të tyre akademik dhe profesional.
Konkursi përbën një nga hapat e parë drejt studimeve universitare për të rinjtë që synojnë të formohen në këto fusha dhe të kontribuojnë në arkitekturë, urbanistikë dhe dizajn.
Maturantët që konkurrojnë për pranimin në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës ndanë emocionet dhe pritshmëritë e tyre për ditën e konkursit.
Të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, ata shprehën emocionet e konkursit të pranimit dhe dëshirën për të fituar të drejtën për të vijuar studimet universitare në fushën e arkitekturës.
Për shumë prej tyre, konkursi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një synimi të ndërtuar prej vitesh, ndërsa pasioni për arkitekturën, dizajnin dhe krijimtarinë i ka nxitur të zgjedhin këtë degë studimi.
Maturantët theksuan se përgatitja dhe dëshira për të studiuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës i kanë shoqëruar gjatë gjithë periudhës së përgatitjes për konkursin.
Konkursi i pranimit përbën një moment të rëndësishëm për të rinjtë që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.
Burimi ATSH



















