Filip Shiroka, poeti i mërgimit dhe një nga zërat e Rilindjes Kombëtare

Atdhetarizmi ishte lajtmotivi i penës së Filip Shirokës në poezi dhe publicistikë.


Atdhetarizmi ishte lajtmotivi i penës së Filip Shirokës në poezi dhe publicistikë. Pasi iu besua kryesia e shoqërisë “Vëllazëria e Shqiptarëve në Misir”, vargëzoi mallin për tokën amë, heroizmin e Skënderbeut dhe kushtrimin për lirinë ndaj zgjedhës turke.

Filip Shiroka lindi në Shkodër më 3 gusht 1859. Ashtu sikundër edhe bashkëkohësit e tij, veprimtari i Rilindjes Kombëtare, përcolli përmes krijimtarisë së tij jehonën e thirrjes për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe për pavarësinë e Shqipërisë.

Fillimisht Filip Shiroka mërgoi në Liban dhe më pas në Egjipt, gjithsesi ai qëndroi në dijeni të zhvillimeve në atdhe dhe bashkëpunoi ngushtësisht me figura të ndritura të kombit si: Faik Konica, Andon Zako Çajupi e Nikollë Ivanaj.

Si zëri i shqiptarëve në Liban dhe Egjipt, Shiroka hodhi në vargje mallin për vendlindjen, në përmbledhjen “Zani i zemrës” me lirikat “Shko dallëndyshe” dhe “Dallëndyshe eja”. Ndërsa publicistikën e lëvroi kryesisht në numrat e revistës “Albania” ku publikoi mbi 70 poezi dhe prozë. /

Burimi ATSH

Jaupaj nënshkruan marrëveshje me IUCN: Projekte konkrete për mbrojtjen e natyrës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit teknik ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj nënshkruan marrëveshje me IUCN: Projekte konkrete për mbrojtjen e natyrës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit teknik ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen…