Gonxhja: Protestat me përplasje dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe turizmin në kryeqytet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se aktet e dhunshme dhe përplasjet gjatë protestave dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe ndikojnë në zonat me rëndësi turistike në kryeqytet.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se aktet e dhunshme dhe përplasjet gjatë protestave dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe ndikojnë në zonat me rëndësi turistike në kryeqytet.

Në një konferencë për shtyp me përfaqësues të medias, Gonxhja u shpreh se duhet të ketë vetëdije për të shmangur situatat që, sipas tij, krijojnë pasoja negative për qytetarët dhe vendin.

“Së pari besoj shumë që të fitojë arsyeja, të fitojë vetëdija e të gjithë atyre që janë pjesë e protestës që të distancohen nga akte ose nga situata të cilat janë përplasje që japin konotacion shumë negativ ndërkombëtar. Momente si ato që janë zhvilluar disa herë pranë parlamentit nuk janë të dobishme për askënd. Janë dëm për të gjithë, edhe për ata vetë. Janë një rrezik për policinë, janë një rrezik për qytetarët”, tha Gonxhja.

Ministri theksoi se ka qenë vetë pjesë e protestave dhe angazhimeve shoqërore, por sipas tij protesta duhet të zhvillohet pa cenuar sigurinë e pjesëmarrësve.

“Gjithë jetën time kam qenë pjesë e eksperiencave që lidhen me protestat. Kam qenë gjithmonë në llogore dhe në ballë për beteja shumë të rëndësishme për vendin tim dhe shoqërinë në përgjithësi. Por nuk do ta bëja kurrë që, duke e ditur se një nënë ka një hall me të birin me aftësi të kufizuara, ta merrja me vete në një marshim apo protestë ku mund të kishte rrezik për të”, u shpreh ai.

Gonxhja tha se në rast të një proteste ku ekziston mundësia e përplasjeve, do të shmangte pjesëmarrjen e personave që mund të jenë më të ekspozuar ndaj rrezikut.

“Nëse do ta dija që ka një mundësi dhe një probabilitet që të ketë një përplasje ose një vështirësi, e cila mund të krijonte panik te disa prej qytetarëve që janë në moshë të madhe apo në gjendje fizike të brishtë, nuk do t’i lejoja të ishin aty. Do t’u thoja: kjo nuk është për ju sot, ju nuk mund të jeni këtu, sepse këtu rrezikoni”, deklaroi ministri.

Ai u shpreh se përfshirja e personave vulnerabël në situata të tensionuara krijon një perceptim negativ për protestat.

“Të marrësh atë nënën me fëmijën e saj dhe pastaj të bëhet lajm i parë, mendoni se çfarë efekti krijon kjo te të tjerët që nuk i hyjnë më thellë situatës”, tha Gonxhja.

Sipas tij, situatat e tensionuara po ndikojnë edhe në zonat turistike dhe tregtare të kryeqytetit.

“Dëmi që po i bëjmë atyre zonave të afërta, njerëzve, është praktikisht një rrezik për zonën që duhet të ishte baçja e turizmit në kryeqytet, pjesa e pedonales, tregu i Kalasë, zona e Toptanëve, Qendra Toptani dhe hapësirat tregtare që frekuentohen nga qytetarët dhe turistët”, deklaroi ai.

Ministri theksoi se mbrojtja e institucioneve nuk lidhet me individë, por me prestigjin e shtetit.

“Nuk mbrohet Blendi, nuk mbrohet filani e fisteku, mbrohet imazhi i një shteti, mbrohet prestigji i një shteti. Ata që e dinë që kjo do të vijë si pasojë duhet të mendohen”, tha Gonxhja.

Ai shtoi se nuk synon të bëjë debat politik, por të trajtojë çështjen nga këndvështrimi i përgjegjësisë institucionale.

“Nuk dua të bëj politikë me ju sot, jam si ministër për sektorët që drejtoj, por nuk dua të bëj politikë partiake”, u shpreh Gonxhja.

Ministri akuzoi gjithashtu disa persona pjesëmarrës në protestë për sjellje të dhunshme ndaj qytetarëve dhe policisë.

“Po t’i merrje një nga një ata që shtynin, merrnin, kapnin edhe të moshuarit, edhe nënën me fëmijën me aftësi të kufizuara, edhe te policia, kush ishin? Këta janë anëtarë të kryesisë apo vullnetarë të një partie e cila, kulmi, e ka njeriun e vet në parlament”, deklaroi Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Propozimi i PS-së për reformën Administrativo-Territoriale: Nga 61 në 46 bashki

Deputetët e grupit parlamentare të mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, u kanë përcjellë sot kryetarëve…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Propozimi i PS-së për reformën Administrativo-Territoriale: Nga 61 në 46 bashki

Deputetët e grupit parlamentare të mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, u kanë përcjellë sot kryetarëve…