Malaj: Inflacioni 2.7%, më i ulët se mesatarja e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria renditet ndër vendet me inflacionin më të ulët në Ballkanin Perëndimor.


Shqipëria renditet ndër vendet me inflacionin më të ulët në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, ku u prezantuan rezultatet e administrimit fiskal për gjashtëmujorin e parë të vitit, Malaj u ndal te stabiliteti i çmimeve.

“Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 inflacioni ishte 2.7%, ndërkohë që mesatarja e Ballkanit Perëndimor ishte rreth 4%. Një inflacion i ulët do të thotë ruajtje e fuqisë blerëse të qytetarëve”, deklaroi ministri.

Ministri theksoi se të ardhurat për frymë pritet të arrijnë në 12 200 euro në vitin 2026, nga 11 350 euro që ishin një vit më parë, ose rreth 845 euro më shumë.

“Synimi ynë është që deri në vitin 2029 të ardhurat për frymë të arrijnë në 15 mijë euro”, u shpreh ai.

Sa i përket tregut të punës, Malaj bëri të ditur se norma e papunësisë ka zbritur në 8.4%, niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor, ku mesatarja është 10.6%.

Ai nënvizoi se është shënuar rritje e pagave si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, ndërsa paga mesatare për të punësuarit ka arritur në 935 euro.

“Falë masave për formalizimin e punësimit kemi një rritje të numrit të punonjësve që deklarohen në fasha më të larta pagash”, tha Malaj.

Ministri u ndal edhe te investimet e huaja direkte, duke theksuar se ato janë rritur me 11.8% krahasuar me një vit më parë, ose me 404 milionë euro më shumë se në vitin 2025.

“Sipërmarrjet nga Austria, Holanda dhe vende të tjera vijojnë të kryesojnë investimet e huaja në Shqipëri”, u shpreh ai.

Sipas Malajt, edhe kreditimi i ekonomisë ka vijuar të rritet, duke mbështetur investimet, konsumin dhe aktivitetin ekonomik në tërësi.

“Në pesëmujorin e parë të vitit 2026 kreditimi i ekonomisë arriti në rreth 1 miliard euro”, tha ministri.

Duke prezantuar treguesit fiskalë, Malaj bëri të ditur se të ardhurat totale në buxhet gjatë periudhës janar-qershor 2026 arritën në 410.6 miliardë lekë, duke tejkaluar planin me 5% dhe duke u rritur me 44.5 miliardë lekë, ose 12.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas tij, kjo përbën realizimin e 49.9% të planit vjetor të mbledhjes së të ardhurave.

Ndërkohë, shpenzimet publike arritën në 357.8 miliardë lekë, me një realizim prej 97.4% të planit, ndërsa investimet kapitale tejkaluan fondet e planifikuara, duke reflektuar një ecuri të qëndrueshme, që janë një bazë e konsoliduar për zhvillimin e ekonomisë.

Burimi ATSH

Malaj: Inflacioni 2.7%, më i ulët se mesatarja e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria renditet ndër vendet me inflacionin më të ulët në Ballkanin Perëndimor.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Inflacioni 2.7%, më i ulët se mesatarja e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria renditet ndër vendet me inflacionin më të ulët në Ballkanin Perëndimor.