18 vjet në UNESCO, Koçiu: Berati, ndër destinacionet më të rëndësishme turistike

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu publikoi në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Beratit, i cili sot kremton 18-vjetorin e shpalljes Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu publikoi në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Beratit, i cili sot kremton 18-vjetorin e shpalljes Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.

Koçiu përcolli imazhe mbresëlënëse të Beratit, shoqëruar me këngën “Gurët e sokakut”, duke nënvijëzuar disa nga veçantitë e qytetit mijëravjeçar, si rrugicat e kalldrëmta, bashkëjetesa fetare, e kuqja e Onufrit, kalaja madhështore etj.

“Me historinë e tij mijëravjeçare, arkitekturën unike dhe vlerat e jashtëzakonshme kulturore, qyteti i një mbi një dritareve është një simbol i identitetit tonë kombëtar, i bashkëjetesës ndër shekuj dhe i trashëgimisë që kemi detyrimin ta përcjellim te brezat e ardhshëm”, shkroi Koçiu.

Zëvendëskryeministrja shtoi se, Berati është kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të Shqipërisë, duke mirëpritur çdo vit gjithnjë e më shumë vizitorë dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë lokale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…