Xi Jinping mban fjalim në konferencën e kremtimit të 105-vjetorit të themelimit të PKK-së

Më 1 korrik paradite, në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin u mbajt konferenca për të kremtuar 105-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK)


Më 1 korrik paradite, në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin u mbajt konferenca për të kremtuar 105-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).

Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, kryetar i shtetit i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, u dorëzoi Medaljen “1 Korriku” anëtarëve shembullorë të Partisë, si edhe mbajti fjalimin e rastit.

Xi u shpreh që për 105 vjet, PKK-ja ka qëndruar gjithmonë e përkushtuar ndaj misionit të saj për të sjellë lumturi për popullin kinez dhe për të rilindur kombin kinez, duke kuptuar thellësisht prirjet e zhvillimit të botës, duke njohur saktë ndryshimet në kontradiktat kryesore shoqërore gjatë çdo periudhe historike, duke bashkuar e udhëhequr banorët e të gjitha kombësive në mbarë vendin për të bërë përpjekje të pareshtura dhe duke krijuar arritjet e mëdha të revolucionit të ri demokratik, revolucionit e ndërtimit socialist, reformave e hapjes dhe ndërtimit të modernizimit socialist, si edhe të socializmit me karakteristika kineze në epokën e re. Kina ka përfunduar në vetëm disa dekada procesin e industrializimit që vendet e zhvilluara e kanë bërë në qindra vjet, duke krijuar dy mrekulli të mëdha: rritjen e shpejtë ekonomike dhe qëndrueshmërinë shoqërore afatgjatë.

PKK-ja e ka udhëhequr popullin drejt modernizimit të stilit kinez, duke krijuar një formë të re të qytetërimit njerëzor dhe duke zgjeruar rrugët për vendet në zhvillim drejt modernizimit. Ajo nxit ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit, duke kontribuuar me mençurinë kineze, zgjidhjet kineze dhe forcën kineze për të zgjidhur problemet e mëdha të njerëzimit. Kina njihet si ndërtuese e paqes botërore, kontribuese në zhvillimin global dhe ruajtëse e rendit ndërkombëtar.

Sot PKK-ja është zhvilluar në partinë më të madhe në pushtet në botë me ndikim të madh global, dhe merr mbështetje e përkrahje të sinqertë nga populli.

Xi kërkoi të zbatohet ideja e zhvillimit me popullin në qendër, të zhvillohet demokracia popullore në mbarë procesin, të nxitet plotësisht entuziazmi, iniciativa dhe krijimtaria e qindra milionë njerëzve dhe të bashkohet fuqia e madhe për të çuar përpara modernizimin e stilit kinez.

PKK-ja duhet të ngrejë lart flamurin e paqes, zhvillimit, bashkëpunimit dhe përfitimit të përbashkët, të promovojë ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të reja, të nxitë zbatimin e nismave globale të zhvillimit, sigurisë, qytetërimit e qeverisjes, duke sjellë më shumë energji pozitive për paqen dhe zhvillimin në botë.

“Duhet të përmirësojmë sistemin e menaxhimit gjithëpërfshirës të Partisë, të luftojmë në mënyrë të vendosur, të vazhdueshme e të gjithanshme kundër korrupsionit dhe të forcojmë vazhdimisht udhëheqjen e PKK-së,” theksoi Xi.

Më tej ai shtoi që duhet të zbatohen plotësisht udhëzimet strategjike ushtarake të epokës së re, të ndiqet me vendosmëri rruga e forcimit të ushtrisë me karakteristika kineze, të çohet përpara në mënyrë gjithëpërfshirëse modernizimi i mbrojtjes dhe i ushtrisë dhe të përshpejtohet shndërrimi i ushtrisë popullore në një ushtri të klasit botëror, duke mbrojtur me vendosmëri sovranitetin, sigurinë e interesat e zhvillimit të vendit dhe duke dhënë kontribut më të madh për ruajtjen e paqes dhe zhvillimit botëror.

Promovimi i lulëzimit dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të Hong-Kongut dhe Makaos është një kërkesë e brendshme për rilindjen e madhe të kombit kinez, u shpreh më tej Xi. Duhet të zbatohen plotësisht, saktë dhe pa u ndalur parimet “Një vend, dy sisteme”, “Qeverisja e Hong-Kongut nga banorët e Hong-Kongut”, “Qeverisja e Makaos nga banorët e Makaos” dhe autonomia e lartë, të zbatohen parimet “Patriotët qeverisin Hong-Kongun” dhe “Patriotët qeverisin Makaon”, të promovohet zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i Hong-Kongut e Makaos, si edhe të mbështetet integrimi më i mirë i tyre dhe shërbimi ndaj zhvillimit kombëtar.

Zgjidhja e çështjes së Tajvanit dhe arritja e ribashkimit të plotë të atdheut është një mision historik dhe një angazhim i palëkundur i Partisë Komuniste të Kinës, si edhe dëshira e përbashkët e të gjithë bijve dhe bijave të kombit kinez. Duhet të ruhen parimi i një Kine dhe “Konsensusi i 1992-shit”, të thellohen bashkëpunimi dhe zhvillimi i integruar ndërmjet dy brigjeve, të goditen me vendosmëri forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe të kundërshtohet ndërhyrja e jashtme.

Rinia është forca e gjallë që do të realizojë rilindjen e madhe të kombit kinez. E gjithë Partia duhet të kujdeset për të rinjtë, t’i mbështesë ata dhe të krijojë kushte për rritjen dhe zhvillimin e tyre, theksoi Xi në fjalimin e vet.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…