Kumbaro: Kampusi i Kolegjit të Europës së shpejti gati, një pjesë e dedikuar edhe për Universitetin e Tiranës

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, së bashku me rektoren në detyrë të Kolegjit të Europës, Ewa Ośniecka-Tamecka, dhe përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, inspektuan sot ecurinë e punimeve në Kampusin e ri të Kolegjit të Europës në Tiranë


Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, së bashku me rektoren në detyrë të Kolegjit të Europës, Ewa Ośniecka-Tamecka, dhe përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, inspektuan sot ecurinë e punimeve në Kampusin e ri të Kolegjit të Europës në Tiranë, një nga investimet më të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimit akademik, duke krijuar kushte moderne për studentët dhe stafin akademik.

Njëkohësisht, në këtë kompleks do të vendoset edhe një pjesë e kampusit të Universitetit të Tiranës, me ambiente të dedikuara për studentët dhe pedagogët, duke plotësuar nevojat në rritje të universitetit dhe duke krijuar një pol të ri ndërkombëtar të arsimit të lartë në kryeqytet. Ky bashkëjetim akademik pritet të nxisë bashkëpunimin mes institucioneve, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e procesit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në Shqipëri.

“Kolegji i Europës do të transferohet së shpejti në godinën e tij të re, të ndërtuar sipas standardeve më bashkëkohore. Në këtë hapësirë do të vendoset edhe një pjesë e kampusit të Universitetit të Tiranës, me ambiente të dedikuara për studentët dhe pedagogët duke plotësuar nevojat e UT e njëkohësisht duke krijuar kështu një pol të ri ndërkombëtar të arsimit të lartë në kryeqytet, që do të nxisë bashkëpunimin akademik, shkëmbimin e përvojave dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Shqipëri”, njoftoi Kumbaro në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, gjatë konkursit për masterplanin e ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, edhe Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë projekt si pjesë të vizionit për transformimin e arsimit të lartë në vend.

“Ne jemi edhe në një proces të harmonizimit të nevojave dhe të adresimit të tyre mes Kolegjit të Europës dhe Universitetit të Tiranës. Kolegji i Europës po ndërtohet në Tiranë dhe është një zhvillim tjetër spektakolar i bazuar në një tjetër projekt të armatës tonë të arkitektëve ndërkombëtarë dhe aty do të krijohet mundësia që të ketë hapësirë të konsiderueshme edhe për Universitetin e Tiranës”, u shpreh Kryeministri Rama.

Kampusi i ri i Kolegjit të Europës pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme akademike rajonale, duke forcuar pozicionin e Shqipërisë në hartën evropiane të arsimit të lartë dhe duke krijuar mundësi të reja për studentët, pedagogët dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Beja inspektim në Qafë Botë dhe Tre Urat: Shërbim sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset

Në kuadër të monitorimit të punës dhe përballimit të flukseve të shtuara të lëvizjes së udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja inspektim në Qafë Botë dhe Tre Urat: Shërbim sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset

Në kuadër të monitorimit të punës dhe përballimit të flukseve të shtuara të lëvizjes së udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit…