Kuvendi në seancë plenare, nëntë interpelanca me Ramën dhe ministrat

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare dhe në rendin e ditës janë parashikuar të zhvillohen interpelanca me anëtarë të qeverisë si dhe të diskutohen disa projektligje.


Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare dhe në rendin e ditës janë parashikuar të zhvillohen interpelanca me anëtarë të qeverisë si dhe të diskutohen disa projektligje.

Një grup deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë kërkuar interpelancë urgjente më kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu edhe deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Një tjetër interpelancë urgjente do të mbahet me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputetë të Partisë Demokratike.

Dy interpelanca pritet të mbahen me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, të kërkuara nga deputetët e opozitës Erisa Xhixho dhe Saimir Korreshi.

Po ashtu, deputeti Erald Kapri ka kërkuar edhe një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në rend dite janë përfshirë edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputeti Erion Braçe. Gjithashtu deputetja Ina Zhupa do të zhvillojë interpelancë më ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Më pas seanca do të vijojë me interpelancën me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektligjin për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe për projektin “Porta e Alpeve”.

Gjithashtu, deputetët do të diskutojnë projektligjin për ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për burimet ujore”.

Në fund të seancës, pritet të shqyrtohet edhe projektvendimi për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…