Nufi pret admiralin Wikoff, në fokus siguria rajonale dhe kërcënimet hibride

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti sot Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli (Joint Force Command Naples), Admiralin Xhorxh M. Uikof (George M. Wikoff), i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti sot Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli (Joint Force Command Naples), Admiralin Xhorxh M. Uikof (George M. Wikoff), i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Gjatë takimit, ministri Nufi theksoi se kjo vizitë e rëndësishme pasqyron partneritetin e qëndrueshëm mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe aleatëve në NATO, duke nënvizuar se vendi ynë mbetet plotësisht i angazhuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe vlerave të përbashkëta demokratike.

Nufi shprehu besimin e tij në rolin kyç që kjo Komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare. Më tej e siguroi admiralin Uikof se Shqipëria ka si prioritet kryesor modernizimin e vazhdueshëm të Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe zhvillimet e fundit gjeopolitike në Evropën Juglindore. Palët vlerësuan se rajoni mbetet i ekspozuar dhe i cenueshëm ndaj dezinformimit, si dhe ndaj sulmeve hibride dhe kibernetike, çka kërkon vëmendje dhe koordinim të vazhdueshëm dhe vigjilent mes aleatëve.

Një vend të veçantë në bisedë zuri edhe situata e sigurisë në Kosovë, ku u theksua roli aktiv i misionit KFOR.

Në këtë fokus, ministri Nufi shprehu vlerësim të veçantë për praninë e NATO-s, veçanërisht në veri të Kosovës, duke e cilësuar atë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si forcë e besueshme parandaluese dhe garantuese e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e më gjerë.

Ministri i Mbrojtjes, Nufi siguroi Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli se, Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në misionet KFOR dhe EUFOR ALTHEA, duke rritur për herë të parë edhe angazhimin me mjete ajrore dhe kapacitetet për mbrojtje ndaj kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN).

Komanda e Forcës së Përbashkët Aleate në Napoli është një nga tre Komandat e Forcës së Përbashkët në strukturën komanduese të NATO-s.

Misioni i kësaj Komande është të përgatitet, të planifikojë dhe të kryejë operacione ushtarake me qëllim ruajtjen e paqes, sigurisë dhe integritetit territorial të shteteve anëtare të Aleancës në të gjithë zonën e përgjegjësisë së SACEUR (Supreme Allied Commander Europe) dhe përtej saj.

Përveç kësaj, JFC Naples kontribuon në menaxhimin e krizave dhe parandalimin e kërcënimeve duke siguruar që selitë dhe forcat e caktuara të jenë në gjendjen e përcaktuar të gatishmërisë për kryerjen dhe mbështetjen e operacioneve.

Burimi ATSH

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…