Kumbaro: Nis zbatimin programi “Pas Shkolle” në shkollat e Tiranës

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare se ka nisur zbatimin programi “Pas Shkolle” në disa nga shkollat e kryeqytetit.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare se ka nisur zbatimin programi “Pas Shkolle” në disa nga shkollat e kryeqytetit.

“Nga kjo javë ka nisur pilotimi i programit ‘Pas Shkolle’ dhe pas mbarimit të mësimit, nxënësit përfshihen në aktivitetet e preferuara që nga kërcimi, zejet tek arti pamor dhe bërja e detyrave të shtëpisë”, bën me dije Kumbaro.

Ministrja e Arsimit ka uruar nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Androkli Kostallari”, një shkollë në periferi të Tiranës, ku programi “Pas Shkolle” ka nisur pilotimin me një numër të përcaktuar nxënësish.

“Suksese nxënësve dhe mësuesve të përkushtuar të kësaj shkolle që përmes këtij programi edukojnë, argëtojnë dhe nxisin bashkëpunimin në komunitet”, shkruan Kumbaro.

Në videon e postuar nga ministrja Kumbaro, nxënësit shprehen entuziastë dhe të lumtur që tashmë shkolla e tyre është edhe hapësirë për të ushtruar talentet dhe pasionin në fusha të ndryshme si art, sport dhe krijimtari. Për prindërit, kjo është një nismë e mirëpritur dhe në ndihmë të fëmijëve të tyre pas orarit mësimor.

Ministria e Arsimit ka prezantuar më herët programin “Edukimi Pas Shkollor në Shqipëri – Politika, Standarde dhe Modele për Zhvillim Gjithëpërfshirës”, që synon përmirësimin dhe unifikimin e aktiviteteve jashtë kurrikulare në shkolla, ku ndërthuret përvoja vendase me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke sjellë modele si programi “Shkollat e Shekullit të 21”.

Ky program synon zhvillimin e kompetencave digjitale, mendimit kritik dhe aftësive të nevojshme për kohën.

Programi ‘Pas Shkolle’ aktualisht i pilotuar në 46 shkolla të Tiranës, nuk ka për qëllim vetëm zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në shkollë, por krijimin e një mjedisi të sigurt dhe frymëzues, ku ata mund të zhvillojnë talentet, aftësitë sociale dhe qytetare.

Nisma synon gjithashtu të eliminojë fragmentimin e programeve ekzistuese dhe të krijojë një qasje të strukturuar, duke përfshirë iniciativa si arti dhe zejet, “Toka në shkollë”, ekipet sportive dhe shkolla si qendër komunitare.

Siç ka bërë të ditur më herët dhe Ministrja Mirela Kumbaro, me skemën e re të miratuar nga qeveria shqiptare, është dyfishuar pagesa për orë për mësuesit që do të angazhohen në programin ‘Pas Shkolle’.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…