Gonxhja: Rrisim shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët, nxitje për rezultate të larta

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e ndjeshme të mbështetjes për shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre.


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e ndjeshme të mbështetjes për shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre.

Pas mbldhjes së qeverisë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit tha për mediat se “me këtë vendim garantohet një skemë më e drejtë për shpërblimet për sportet në disa disiplina. Ky vendim do të ketë efekt duke filluar nga muaji prill 2026”.

Gonxhja sqaroi se sipas vendimit shkon nga 40% që ishte në 70% të masës së shpërblimit për sportet jo olimipike.

Po ashtu, rritet me 25% nga 40% që ishte, masa e shpërblimit për trajnerët e këtyre sportistëve elitarë. “Rritet me 43% trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë. Ishte 3500 lekë mbështetja në ditë dhe shkon në 5 mijë lekë në ditë”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja theksoi se me këtë vendim “ofrojmë një mbështetje më të madhe, garantojmë një skemë më të drejtë për të pasur një rritje të dinjitetit të sportit, një promovim të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, flamurit shqiptar në botë dhe për të motivuar sa më shumë sportistë të bëhen elitarë, të kapin rekorde të larta dhe të luftojnë për rezultate sa më të larta”.

Më tej Gonxhja bëri të ditur “kemi rritje deri në 65% të shpërblimeve për stile të veçantë dhe rritje 100% për rezultatin përfundimtar”.

“Kjo është në ato raste kur kemi gara dhe sporte të veçantë, stili i parë dhe stili i dytë pastaj ka një garë të tretë që i përmbledh rezultatet dhe ata klasifikohen. Në bazë të dy rezultateve ata mund të marrin shpërblime dhe për një stil dhe për stilin e parë e të dytë dhe së bashku të gjitha kthehen në një shpërblim edhe më të madh me formulën që ofrohet me këtë vendim”, sqaroi Gonxhja.

Sipas tij, në rastet kur sportistët dalin me rezultatet më të larta sipas skemës së vendimit ka deri në 230% si shpërblim.

“Gjithashtu ka një rritje deri në 200% ose trefishim për disa kategori në kampionate europiane, ka rritje mesatare në 50% deri në 100% për të gjitha rezultatet e tjera. Po ashtu ka një rritje me 100% ose dyfishim për kategori lojërash olimpike dhe kampionate botërore me rritjen për gara mesdhetare dhe për ato ballkanike”, tha Gonxhja.

“Ky është një vendim që vjen si një ndryshim i vendimit aktual, por ka një përmirësim të ndjeshëm në këtë mbështetje që e kemi garantuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe do të jetë në zbatim në vijim duke filluar nga muaji prill”, përfundoi Gonxhja.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Koncert unik në Tiranë në Ditën e Evropës

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur vendimet e marra…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Koncert unik në Tiranë në Ditën e Evropës

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur vendimet e marra…