Gonxhja: Rritje e mbështetjes për trajnerët dhe sportistët e mundjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me Presidentin e Federatës Botërore të Mundjes, Nenad Laloviç dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, me rastin e Kampionatit Europian të Mundjes, që po zhvillohet në Tiranë.

Në takim u diskutua mbi fuqizimin e bashkëpunimit, rritjen e mbështetjes për trajnerët dhe sportistët elitarë, zgjerimin e disiplinave sportive në ekipet e shkollave, me fokus të veçantë te mundja dhe sportet individuale, si dhe përfshirjen e federatës shqiptare në programe zhvillimi dhe trajnimi të certifikuara nga organizmat botërorë.

“Tashmë sporti trajtohet si një prioritet kombëtar, duke investuar në infrastrukturë moderne, mbështetje financiare për talentet e rinj dhe partneritete që e vendosin Shqipërinë në hartën e eventeve sportive ndërkombëtare”, theksoi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Gonxhja nënvizoi se, ky bashkëpunim është një hap konkret për rezultate më të larta dhe më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia