Shqipëria dhe BE zhvillojnë dialogun e dytë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Bruksel

Shqipëria dhe BE kanë zhvilluar në Bruksel dialogun e dytë në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje në një moment kur sfidat globale të sigurisë po bëhen gjithnjë e më komplekse.


Shqipëria dhe BE kanë zhvilluar në Bruksel dialogun e dytë në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje në një moment kur sfidat globale të sigurisë po bëhen gjithnjë e më komplekse.

Ky partneritet reflekton angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit, rritjen e qëndrueshmërisë dhe adresimin e përbashkët të kërcënimeve në zhvillim.

Shqipëria rikonfirmoi linjëzimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke theksuar rolin e saj si një partner i besueshëm dhe proaktiv.

Në këtë kuadër, vendi ynë mirëpret nismat kryesore të BE-së për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe shpreh gatishmërinë për të kontribuar aktivisht, përfshirë përmes pjesëmarrjes në misione dhe programe të përbashkëta.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe situata e sigurisë në Europë, ku agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës vijon të përbëjë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe global.

Shqipëria rikonfirmoi solidaritetin e saj të palëkundur me Ukrainën dhe përkushtimin për mbështetjen e paqes, sovranitetit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Sa i përket rajonit, u theksua se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i lidhur ngushtë me sigurinë e gjithë Evropës. Shqipëria mbetet e angazhuar për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian për të gjitha vendet e rajonit.

Në përfundim, zgjerimi i Bashkimit Europian u vlerësua si një instrument strategjik kyç për garantimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë. Shqipëria rikonfirmon vendosmërinë e saj për të vijuar rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke kontribuar në ndërtimin e një Europe më të sigurt, më të fortë dhe më të bashkuar.

Burimi ATSH

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kemi gati statusin e ushtarakëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se statusi i ushtarakëve është gati dhe shumë shpejt do të jepet edhe…