Investimet në agrobiznes, Salla: Po fuqizojnë rikthimin e emigrantëve

Ministri i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në Rrogozhinë, u ndal në fabrikën e agropërpunimit Albania–Piemonte, e drejtuar nga sipërmarrësi Kujtim Skënderi.


Bujqësia, agrobiznesi dhe agroturizmi po kthehen në sektorë kyç që po nxisin rikthimin e emigrantëve dhe investimet në vendlindje, duke sjellë përvojën e fituar jashtë Shqipërisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në Rrogozhinë, u ndal në fabrikën e agropërpunimit Albania–Piemonte, e drejtuar nga sipërmarrësi Kujtim Skënderi. Ministri e cilësoi këtë biznes një shembull konkret i zhvillimit të zinxhirit agroushqimor në vend.

Fabrika, e ngritur në vitin 2014 pas kthimit të pronarit nga emigrimi në Itali, merret me përpunimin e domates dhe nënprodukteve të saj, si turshi, salca dhe domate të thata. “Aktualisht, ajo është ndër sipërmarrjet lider në këtë sektor, duke siguruar treg si brenda vendit ashtu edhe për eksport drejt Italisë, Zvicrës dhe vendeve të rajonit”, tha ministri.

Sipas tij, me rreth 10 punonjës dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me fermerë lokalë për furnizimin me lëndë të parë, kjo sipërmarrje ka përfituar nga programet mbështetëse të qeverisë për investime në bujqësi.

“Modeli i saj konsiderohet një shembull i qëndrueshëm për rritjen e vlerës së shtuar në sektorin agroushqimor dhe për forcimin e lidhjeve mes prodhimit dhe përpunimit”, tha Salla.

Burimi ATSH

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…