Hoxha bisedë telefonike me homologen hungareze: Avancojmë marrëdhëniet dypalëshe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Anita Orban, ministren e ardhshme të Punëve të Jashtme të Hungarisë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Anita Orban, ministren e ardhshme të Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Gjatë bisedës, Hoxha i shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe teknike që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë dhe procesit tonë të anëtarësimit në BE.

“U dakordësuam mbi rëndësinë e forcimit të dialogut politik përmes shkëmbimeve më të shpeshta në nivel të lartë, zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, nxitjes së investimeve, si dhe thellimit të bashkëpunimit në sektorë kyç me interes të përbashkët”, u shpreh Hoxha në lidhje me bisedën.

“Po ashtu, shkëmbyem mendime mbi nevojën për koordinim më të ngushtë në adresimin e sfidave aktuale evropiane dhe rajonale”, theksoi Hoxha.

Hoxha tha se mirëpret angazhimin e Orbán, teksa shtoi se ndan “të njëjtin besim e gatishmëri për të punuar edhe më ngushtë së bashku, për të avancuar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të kontribuar në stabilitetin, zhvillimin dhe progresin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe në perspektivën evropiane të rajonit”.

Burimi ATSH

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…