Gonxhja-Balla: Zgjatje të sezonit përmes diversifikimit të ofertës

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste zhvilluan një takim me operatorët turistikë në Golem, Durrës.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste zhvilluan një takim me operatorët turistikë në Golem, Durrës.

Gjatë takimit, Gonxhja dhe Balla theksuan mundësitë për të zgjatur sezonin përmes diversifikimit të ofertës, menaxhimit më të mirë të plazheve publike, përmirësimit të transportit publik dhe shërbimeve bazë.

Ata u ndalën gjithashtu te rëndësia e organizimit më të mirë të beach bar-eve, reduktimit të ndotjes akustike dhe shmangies së punimeve në kulmin e sezonit, si dhe te zhvillimi i agroturizmit dhe lidhja më e fortë me zonat rurale përreth.

Ministri Gonxhja theksoi se “turizmi ka një potencial të jashtëzakonshëm kur ndërtohet mbi rregulla, standarde dhe bashkëpunim”.

“Mesazhi është i qartë; më shumë bashkëpunim, më shumë standarde dhe më shumë përgjegjësi, për një turizëm sa më cilësor”, tha Gonxhja.

Në Shqipëri vijojnë përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik. Vendi ynë mbetet destinacion i preferuar turistik, konfirmuar kjo edhe nga shifrat gjithnjë në rritje të vizitorëve. Vetë gjatë muajit mars Shqipëria mirëpriti 609.363 vizitorë të huaj, një rritje prej 59.598 turistësh krahasuar me marsin e vitit 2025, ose rreth 11% më shumë.

Jo vetëm marsi, por në të tre muajt e parë të vitit është regjistruar rritje e numrit të turistëve, të biletave për vizita në parqet kulturore e historike, zonat e mbrojtura dhe kalatë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me Këshillin Koordinues: Fazë e re bashkëpunimi me diasporën si partner për Shqipërinë 2030

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bashkëbisedim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës,…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me Këshillin Koordinues: Fazë e re bashkëpunimi me diasporën si partner për Shqipërinë 2030

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bashkëbisedim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës,…