Rama inspekton “Lungomare 4”: Shëtitorja e re rrit turizmin dhe investimet, kërkohet zgjidhje për parkimet

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e “Lungomare 4” në qytetin e Vlorës.


Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e “Lungomare 4” në qytetin e Vlorës.

Gjatë vizitës, kreu i qeverisë u shpreh se shëtitorja e re bregdetare do të shndërrohet në një tjetër pikë të rëndësishme atraksioni për qytetin, duke rritur më tej interesin turistik nga vizitorët e huaj, turistët vendas, si edhe diaspora shqiptare.

Gjithnjë e më shumë vizitorë nuk po vijnë në Shqipëri vetëm për pushime sezonale, por edhe për të investuar dhe për të blerë apartamente në zonat bregdetare.

Në prezantimin e detajeve të projektit, Drejtori i FShZh, Dritan Agolli shpjegoi se “Lungomare 4” është vazhdimi i shëtitores ekzistuese në krahun perëndimor, me një gjatësi fillestare prej rreth 500 metrash linear.

Projekti parashikon ndërtimin e një promenade me gjerësi rreth 7 metra, si dhe një piste biçikletash prej 2 metrash, duke krijuar një hapësirë funksionale dhe të integruar për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.

Ai tha se punimet nëntokësore janë drejt përfundimit, përfshirë betonimin dhe sistemet e vaditjes, ndërsa ndriçimi publik do të realizohet në fazën përmbyllëse. Synimi është që kjo pjesë e shëtitores të përfundojë brenda mesit të muajit maj, në mënyrë që të jetë e gatshme për sezonin turistik dhe në funksion të plotë për qytetarët dhe vizitorët.

“Projekti gjithashtu parashikon edhe sistemimin e rërës. Janë bërë të gjitha punimet nëntokësore, punimet e betonit dhe sistemet e vaditjes. Sistemi i ndriçimit vihet më pas. Synimi është që në 15 maj kjo pjesë e shëtitores të jetë mbyllur e sistemuar në mënyrë që për sezonin turistik të jetë e gatshme për t’u shfrytëzuar nga qytetarët e Vlorës dhe nga turistët gjithashtu. Kjo është edhe një fazë e katërt le të themi, që do vazhdojë dhe në vijim, duke bërë praktikisht, gjithë Lungomarën që lidhet me pjesën tjetër”, shpjegoi Agolli.

Projekti përfshin gjithashtu elementë inovativë në organizimin e hapësirës publike, si një shkallare multifunksionale që mund të përdoret si zonë plazhi gjatë paradites dhe si hapësirë rekreative në formë amfiteatri gjatë pasdites dhe mbrëmjes, duke krijuar një ambient tërheqës për pushim dhe aktivitete sociale.

Po ashtu, është parashikuar një pistë me asfalt të kuq për biçikleta dhe rreth 250 vende parkimi, ndërkohë që po punohet paralelisht edhe për zgjerimin e kapaciteteve të parkimit në të gjithë zonën e Lungomares.

“Kjo është shkallare e gjitha që mund të shfrytëzohet edhe gjatë orëve të paradites, që është pjesë e plazhit, por mund të përdoret edhe gjatë pasdites edhe gjatë darkës, duke u kthyer praktikisht edhe në një pistë amfiteatri për qytetarët qe të pushojnë ose të shijojnë perëndimin e diellit. Pista do jetë me asfalt të kuq. Ka 250 poste parkimi. Ndërkohë që po mbyllim procedurën edhe për parkimin tjetër në Lungomare. Praktikisht janë dy parkime të fuqishme për pjesën e Vlorës dhe pjesën e fluksit turistik”, theksoi më tej Agolli.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin turistik të qytetit, duke nënvizuar se përmirësimi i infrastrukturës duhet të shoqërohet me zgjerimin e hapësirave të parkimit, për t’iu përgjigjur rritjes së fluksit të vizitorëve.

“Kjo e Lungomares do të ndihmojë shumë, megjithatë duhet të identifikojmë vende të tjera për parkime, duhet bërë një zgjidhje e re për parkimet”, u shpreh Rama.

Punimet në “Lungomare 4” po vijojnë me ritme të shpejta dhe projekti parashikon përfundimin e një faze të rëndësishme të shëtitores deri më 15 maj.

Shëtitorja “Lungomare 4” është pjesë e një strategjie më të gjerë për transformimin urban të Vlorës, duke synuar rritjen e cilësisë së jetës, përmirësimin e aksesueshmërisë dhe forcimin e potencialit turistik të qytetit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…