Rama: Rritje e turistëve në mars nga SHBA e vendet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot në Vlorë një bashkëbisedim me operatorët turistik mbi sezonin turistik, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit dhe promovimin e Vlorës si një portë e rëndësishme e turizmit shqiptar në qendër të vëmendjes globale.


Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot në Vlorë një bashkëbisedim me operatorët turistik mbi sezonin turistik, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit dhe promovimin e Vlorës si një portë e rëndësishme e turizmit shqiptar në qendër të vëmendjes globale.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se ka patur një rritje të shifrave të turistëve për muajn mars, krahasuar me një vit më parë nga vende të ndryshme të Evropës si dhe nga SHBA.

“Sot po u them çfarë shifrash ka marsi tani. Në mars krahasuar me marsin e kaluar, vizitorët nga Italia janë rritur me 11%. Vizitorët nga SHBA janë rritur me 45%. Vizitorët nga Gjermania janë rritur me 23%, vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar janë rritur me 22%, vizitorët nga Spanja janë rritur me 34 %, nga Austria me 20%, nga Norvegjia me 105%, vizitorët nga Belgjika janë rritur 4% dhe nga Danimarka me 711%. Këto janë të dhëna nga kufiri. Flas për shifrat e gjithë Shqipërisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te transformimi urban i Vlorës, duke kujtuar gjendjen e zonës së Lungomares një dekadë më parë.

“Vija që sot është Lungomare ishte një rrugë me dy korsi dhe në njërën ishte deti që shikohej copa-copa se ishte mbushur me ndërtime dhe nga ana tjetër ishin gropa e mbeturina nga ndërtimet e reja. Në të gjithë vazhdën e ndërtimeve në Lungomare, katet e para ishin bosh. Ky ishte realiteti. Kjo ishte Vlora para një dekadë. Për tu bërë Lungomare u deshën vitet e mandatit të parë”, Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…