Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike sipas raportit të BE-së
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria renditet e para në rajon për prokurimet publike, sipas vlerësimeve dhe raportit më të fundit të Bashkimit Europian, duke theksuar përmirësimet në funksionimin e sistemit të prokurimeve publike.

Gjatë bashkëbisedimit me pensionistët në Berat, Kryeministri Rama u ndal tek ecuria e reformave në këtë sektor dhe standardet e arritura në raport me vendet e tjera të rajonit.
“Sipas raportit të fundit të BE-së, Shqipëria renditet e para në rajon për prokurimet publike, për gjithë mënyrën se si funksionon sistemi i prokurimeve publike”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se vendi ka bërë përparim të ndjeshëm në këtë drejtim, duke u krahasuar edhe me vende të Bashkimit Europian për sa i përket integritetit të sistemit.
“Nuk jemi Gjermania, por besoj se jemi në rrugën e duhur. Në raportin e prokurimeve publike të BE-së, jemi më lart në disa aspekte të integritetit të prokurimeve publike se sa disa vende të BE-së”, deklaroi Kryeministri Rama.
Burimi ATSH