Rama: Po përgatisim reformën e pensioneve, bonuset dhe rritja do të vijojnë vit pas viti

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po punon për reformën e pensioneve për të krijuar më tepër hapësira për secilën kategori.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po punon për reformën e pensioneve për të krijuar më tepër hapësira për secilën kategori.

Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me pensionistë të njësisë nr. 2 në Tiranë ku foli për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve.

Ndryshimet në skemën e pensioneve, sipas tij, synojnë të krijojnë hapësirë tjetër për të gjithë ata që duan të kursejnë më shumë për të pasur një pension më të lartë, ku shteti do të japë kontributin e vet.

“Po ashtu do të rishikojmë edhe skemën aktuale për pensionistët e vetëpunësuar dhe për ata të që vazhdojnë të punojnë, pasi ka dhe aty hapësirë për të bërë disa disa rregullime, të cilat përsëri shkojnë në favor të pensionistëve”, tha Rama.

Ndërkohë, sipas tij, është diskutuar edhe mbështetja për invalidët. “Për momentin kanë një kanë një diferencim, por e vërteta është se nuk mund të lihen mbrapa atyre që nuk ka punuar asnjëherë, për shkak të aftësive. Do ta korrigjojmë dhe këtë”, shtoi Rama.

Duke u ndalur te pensionet, Rama theksoi se bonuset e përvitshme dhe rritja e pensioneve vit pas viti do të vijojë sipas kategorive për t’u 5-fishuar deri në vitin 2030.

“Tanimë jemi në një fazë tjetër. Ne e kemi pasur shumë problem faktin që nuk arrinim dot t’i rrisnim pensionet, faktin që ndërkohë që filluan të rriten pagat e filluan të vihen në vijë edhe investime pas një periudhe shumë të vështirë kur na u desh të lanim shumë borxhe, përsëri kur vinte puna tek pensionet dhe kishim të pamundur dhe ndesheshim në mënyrë të vazhdueshme me këtë stres nga ana e pensionistëve që realisht e kanë më të vështirë se të tjerët”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ndër vite është bërë vetëm indeksimi i pensioneve, sepse ekonomia nuk ishte në gjendje të na mbështeste një plan real rritjeje.

“Më në fund erdhi momenti kur ekonomia na e krijoi këtë mundësi dhe për këtë arsye duke filluar nga janari i këtij viti juve merrni pensione më të larta”, tha Rama.

“Lajmi i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel në aspektin e Prodhimit të Përgjithshëm. E kemi marrë vendin me nën 10 miliardë euro në total dhe sot jemi në afro 27 miliardë. E kemi marrë vendin me të ardhura për frymë nën 3 000 euro në vit, sot jemi mbi 11.000 euro dhe vetëm nga 2024 në 2025-ën të ardhurat për frymë janë rritur me mbi 1000 euro në vit. Kjo do të thotë se jemi në kushtet kur, edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon, të adresojmë shumë çështje që duheshin adresuar, por s’mund të adresoheshin”, shtoi ai.

Po ashtu, Rama theksoi se vendi vizitohej nga vetë 2 milionë turistë, ndërkohë që sot jemi tek 12 milionë turistë vizitorë me pasaporta të huaja.

“Kemi pasur 300-400 milionë euro investime të huaja mesatarisht, sot jemi mbi 1.5 miliard dhe prapë ka hapësirë për të bërë më shumë dhe prapë kemi plane për të bërë më shumë”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Negociatat me BE-në vazhdojnë sipas planit, kemi hapur të gjithë kapitujt

Kryeministri Edi Rama, tha sot gjatë një takimi me pensionistët në Njësinë 2 në Tiranë se negociatat për anëtarësimin e…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Negociatat me BE-në vazhdojnë sipas planit, kemi hapur të gjithë kapitujt

Kryeministri Edi Rama, tha sot gjatë një takimi me pensionistët në Njësinë 2 në Tiranë se negociatat për anëtarësimin e…