Rama: Pikë promovimi dhe laborator ekselence për vajin e ullirit në Berat

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Berati, ku zhvilloi një takim me sipërmarrës të zonës në fushën e përpunimit të vajit të ullirit, se në “qytetin e një mbi një dritareve” do të hapet një pikë promovimi për vajin e ullirit të zonës, si një produkt eksperience.


Kryeministri Edi Rama tha sot nga Berati, ku zhvilloi një takim me sipërmarrës të zonës në fushën e përpunimit të vajit të ullirit, se në “qytetin e një mbi një dritareve” do të hapet një pikë promovimi për vajin e ullirit të zonës, si një produkt eksperience.

Rama theksoi se kjo zonë njihet për traditën dhe eksperiencën në prodhimin e vajit të ullirit dhe, për këtë arsye, është menduar vendosja e një pike në qendër të Beratit për promovimin e këtij produkti. Kreu i qeverisë shtoi se pjesë e kësaj pike do të jetë edhe një laborator ekselence për vlerësimin e cilësisë së vajit.

“Vaji është një produkt për të cilin ju jeni me fat që e trajtoni dhe prodhoni, sepse është ndër më të kërkuarit dhe më të vlerësuarit. Natyrisht ka rëndësi edhe fakti që në këtë fushë, pavarësisht se nuk kemi lojtarë shumë të mëdhenj, jemi një territor me një emër që nuk ka nam të keq. Përkundrazi dhe kjo është shumë e rëndësishme.

“Por është po aq e rëndësishme që të krijojmë më shumë vlerë të shtuar nga vaji i ullirit, duke qenë më të mençur në mënyrën se si bashkohemi, si e mbledhim dhe e paketojmë produktin, si e promovojmë dhe e reklamojmë për ta bërë gjithnjë e më të kërkuar. E nisa me zotin Demo (Ervin Demo, Deputet i PS dhe drejtuesi politik i PS në qarkun Berat) dhe po e mbyll me të, i cili ka menduar edhe për një pikë në qytet ku vaji juaj do të promovohet si një produkt eksperience.

“Sepse Berati nuk është thjesht një qytet, është një eksperiencë. Qytete ka shumë, por eksperienca jo aq shumë. Nëse do të jetosh një eksperiencë, vizito Beratin”, tha Rama.

I pyetur nga prodhuesit nëse do të ketë një laborator ekselence, Rama konfirmoi se kjo është parashikuar në projekt. Sipas kryeministrit, zëri i prodhuesve është më i fuqishëm kur ata janë të bashkuar.

“Zoti Demo më tha se tek pika e promovimit të vajit të ullirit do të ketë edhe laborator ekselence”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: PS e fokusuar te punët për Shqipërinë, opozita te bllokimi i integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, mori pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Berat, ku deklaroi se…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: PS e fokusuar te punët për Shqipërinë, opozita te bllokimi i integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, mori pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Berat, ku deklaroi se…