Rama: Negociatat me BE-në vazhdojnë sipas planit, kemi hapur të gjithë kapitujt

Kryeministri Edi Rama, tha sot gjatë një takimi me pensionistët në Njësinë 2 në Tiranë se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po ecin sipas planit dhe se vendi ka arritur një moment historik.


Kryeministri Edi Rama, tha sot gjatë një takimi me pensionistët në Njësinë 2 në Tiranë se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po ecin sipas planit dhe se vendi ka arritur një moment historik.

Ai theksoi se të gjitha kapitujt e negociatave janë hapur dhe se aktualisht po zhvillohen bisedime me Komisionin Evropian për “piketa të ndërmjetme”.

“Dua të shtoj edhe diçka tjetër se ju intereson juve më shumë sesa këtyre që janë nëpër këto tenxheret e mediave, se jam i bindur që i keni parë edhe ju; “u bllokua anëtarësimi”, “u bllokua integrimi”, “u ndalua përparimi”, por kjo nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që negociatat vazhdojnë sipas planit dhe në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi hapur, të gjithë kapitujt e negociatave dhe tani jemi duke diskutuar me Komisionin Europian, duke negociuar ato që quhen piketat e ndërmjetme, që janë një sërë piketash të ndërmjetme me të cilat bie dakord me Komisionin Europian, që për x gjëra afatet janë këto, për x gjëra të tjera janë këto, për x gjëra të tjera janë këto dhe këto qëndrojnë si një aneks në procesin e negociatave që do të thotë që fundi i marsit dhe prilli ishin të planifikuara në kalendarin e punës tonë me komisionin si momenti i diskutimit mes nesh dhe vendeve anëtare për piketat e ndërmjetme”, tha Rama.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria për herë të parë ka mbështetje nga vendet e Bashkimit Evropian, duke e quajtur këtë një moment historik.

Rama e përfundoi fjalën e tij duke thënë se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, dhe se “shfrytëzimi i këtij momenti është detyrë e çdo shqiptari”, dhe “mision i partisë sonë”.

“Na ka ardhur sot ne në dorë fati i këtij vendi dhe nuk i ka buzëqeshur Shqipërisë kurrë më parë si sot, fati, sepse kurrë më parë si sot Shqipëria nuk i ka pasur të gjithë të mëdhenjtë me vete. Ne kemi bërë tonën për të arritur këtu, por është dhe interesi i tyre që ne të na marrin brenda dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment. Shfrytëzimi i këtij momenti është detyrë historike e çdo shqiptari dhe patjetër është misioni i partisë tonë. Ne jemi pjesë e të njëjtës forcë politike dhe nuk kemi pse ta fshehim këtë gjë, përkundrazi”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Negociatat me BE-në vazhdojnë sipas planit, kemi hapur të gjithë kapitujt

Kryeministri Edi Rama, tha sot gjatë një takimi me pensionistët në Njësinë 2 në Tiranë se negociatat për anëtarësimin e…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Negociatat me BE-në vazhdojnë sipas planit, kemi hapur të gjithë kapitujt

Kryeministri Edi Rama, tha sot gjatë një takimi me pensionistët në Njësinë 2 në Tiranë se negociatat për anëtarësimin e…