
Rama me pensionistët, ironizon opozitën dhe analistët: Kush flet më shumë për ju, është ai që paguan më pak për ju
Në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me pensionistë në Berat, ku prezantoi politikat mbështetëse dhe planin afatmesëm për rritjen e pensioneve.

Në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me pensionistë në Berat, ku prezantoi politikat mbështetëse dhe planin afatmesëm për rritjen e pensioneve.
Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi Partinë Demokratike teksa u shpreh se drejohej nga udhëhiqej nga dikush që s’dinte shumëzimin.
“Jeni gjenerata e fundit me laps dhe letër, gjeneratat e tjera janë me sy dhe me vesh. Por kur vjen puna te lapsi dhe letra, ju e keni parë që një parti e tërë në opozitë udhëhiqej nga dikush që s’dinte shumëzimin, gjë që tregon që niveli i aritmetikës i atyre që e kishin zgjedhur për udhëheqës ishte edhe më i keq. Dhe edhe më keq do të shkojë kjo punë e shumëzimit dhe pjesëtimit. Pastaj do të vijë dita kur do të goditet edhe mbledhja dhe zbritja”, u shpreh Rama.
Ai vijoi duke kritikuar një pjesë të analistëve televizivë, duke thënë se shpesh ata nuk janë të sinqertë në qëndrimet e tyre.
“Kush flet më shumë për ju nëpër studio është ai që paguan më pak për ju nga paga e vetë, sepse pjesën më të madhe të pagës e merr në të zezë që mos t’ju japi ju pensione. Sepse s’ka asnjë respekt për ju, nuk ka asnjë dhembshuri për ju dhe juve ju do si mish për top që t’ju kundërvejë me qeverinë. Por ky është një mision i pamundur”, iu drejtua Kryeministri pensionistëve.
Marrë nga ATSH



















