Rama: Kemi hequr mundësinë që nafta në bujqësi të abuzohet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nafta ka qenë një sfidë më vete për bujqësinë, duke shtuar se janë provuar disa forma mbështetjeje.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nafta ka qenë një sfidë më vete për bujqësinë, duke shtuar se janë provuar disa forma mbështetjeje.

Në fjalën e tij, në një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, ku diskutoi mbi rritjen e pagave në bujqësi, nxitjen e investimeve, lehtësimin e taksave dhe skemat mbështetëse për sektorin, me synim rritjen e standardeve të prodhimit për tregun e Bashkimit Evropian, Rama theksoi se, “rezultati është i thjeshtë: para ne kemi më shumë se ç’kishim dje për të shpenzuar për bujqësinë, por nuk kemi aq shumë sa t’i shpenzojmë pa adresë. Kështu që çdo para që do të shpenzojmë duhet të kthehet në vlerë të shtuar për ata që realisht prodhojnë apo përpunojnë, në formën e rimbursimit të TVSH-së me 10%”.

Ai theksoi se më parë kanë përfituar mbi 60 mijë subjekte nga skema e naftës, ndërkohë që struktura reale e prodhimit bujqësor nuk përputhet me këtë shifër.

“Ne e dimë shumë mirë që fuqia prodhuese, qoftë e madhe apo e vogël, nuk përbëhet nga 60 mijë aktorë. Në këtë sens, nuk kemi faktikisht hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë për naftë, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë”, tha Kryeministri.

Rama solli në vëmendje edhe raste konkrete, ku fermerët që punonin tokat e të tjerëve detyroheshin të merrnin naftën dhe t’ua jepnin pronarëve formalë të tokës, pasi përfitimi ishte i lidhur me sipërfaqen dhe jo me punën reale.

“Ka pasur raste kur dikush që jeton në qytet dhe zotëron tokën përfitonte naftën, ndërsa ai që punonte tokën mbetej pa përfitim real”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se kjo skemë nuk ka dhënë rezultate në rritjen e prodhimit bujqësor dhe se ndryshimi i saj nuk pritet të sjellë ulje të prodhimit.

“Këto janë konkluzione që vijnë nga praktika. Ata që kanë prodhuar, kanë vazhduar të rriten pavarësisht skemës”, theksoi Rama.

Në vijim, ai u ndal te rëndësia e formalizimit në bujqësi, duke e cilësuar atë si një faktor kyç për përfitimin e më shumë mbështetjes nga shteti dhe për akses më të madh në financimet evropiane.

“Ne kemi qenë të detyruar të provojmë disa rrugë. Kjo rrugë që po ndjekim tani lidhet edhe me rritjen e vetëdijes për formalizimin, sepse formalizimi do t’ju japë mundësi të keni më shumë mbështetje nga shteti dhe më shumë akses në fondet evropiane”, u shpreh Rama, duke shtuar se në raport me financimet evropiane duhet pasur parasysh rëndësia e përmbushjes së standardeve dhe kritereve përkatëse.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: PS e fokusuar te punët për Shqipërinë, opozita te bllokimi i integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, mori pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Berat, ku deklaroi se…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: PS e fokusuar te punët për Shqipërinë, opozita te bllokimi i integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, mori pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Berat, ku deklaroi se…