Rama: Berati, dallëndyshja e parë e pranverës së rikthimit të njerëzve në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët sot në Berat, tha se “qyteti i një mbi një dritareve” është dallëndyshja e parë e pranverës së rikthimit të njerëzve në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët sot në Berat, tha se “qyteti i një mbi një dritareve” është dallëndyshja e parë e pranverës së rikthimit të njerëzve në Shqipëri.

Sipas Ramës, në Berat ka më shumë qytetarë të kthyer sesa të larguar.

“Berati është dallëndyshja e parë e pranverës së rikthimit të njerëzve në Shqipëri. Është vendi ku ka më shumë shqiptarë që janë kthyer sesa shqiptarë që janë larguar. Ky është një sinjal domethënës për të gjithë: pse kthehen më shumë dhe largohen më pak nga Berati.

Sepse në Berat gjithkush që ka një shtëpi ose një tokë mund të arrijë sukses, në kuptimin që mund të fitojë më shumë sesa duke punuar për dikë tjetër jashtë. Jashtë mund të duket sikur merr më shumë, por kur e sheh në pasqyrë, kur i zbriten të gjitha taksat nga paga dhe kur llogarit shpenzimet, rezultati bëhet më i ndërlikuar dhe jo aq i thjeshtë.

Ndërsa këtu është taksa zero, dhe ky është një oportunitet kur ke një destinacion turistik si Berati”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: PS e fokusuar te punët për Shqipërinë, opozita te bllokimi i integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, mori pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Berat, ku deklaroi se…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: PS e fokusuar te punët për Shqipërinë, opozita te bllokimi i integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, mori pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Berat, ku deklaroi se…